ANGLI - Premier League e futbollit në Angli mbylli të hënën raundin e 35-të. Chelsea pësoi humbjen e gjashtë radhazi, duke humbur 'busullën' në këtë fund sezoni dhe Evropa duket larg. Në Liverpool, Evertoni ndali 3-3 Manchester Cityn dhe 'i jep një dorë' Arsenalit në garën për titullin kampion tre javë nga fundi i sezonit. Arsenali mban kreun me 76 pikë, pesë më shumë se Man. City, me këta të fundit që kanë një ndeshje mangut kundër Crystal Palace.

Në stadiumin 'Hill Dickinson' të Liverpoolit, vendasit e Evertonit ndalën në barazim 3-3 Manchester Cityn duke e bërë garën për titullin kampion shumë interesante në këtë fund sezoni. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-1 për miqtë e Guardiolës të cilët shënuan me Jeremy Doku në minutën e 43-të. Gjatë fraksionit të dytë Evertoni përmbysi sfidën me dopietën e Thierno Barry dhe golin e Jake O'Brien për rezultatin 3-1. Në minutat e fundit, Erling Haaland dhe sërish Doku (90+7') vendosën ekuilibrat për 3-3, por City mbetet disa hapa pas Arsenalit kryesues, paçka se ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë të prapambetur kundër Crystal Palace.

Në 'Stamford Bridge' të Londrës vendasit e Chelseat pësuan humbjen e gjashtë radhazi. Këtë herë 'Blutë' u mposhtën 1-3 nga Nottingham, duke treguar se janë 'pa busull' në këtë fund sezoni, me garat evropiane që duken të pamundura për t'u arritur kur duhen edhe tre javë nga fundi i sezonit. Nottingham shënoi tre herë me dopietën e Awoniyi dhe golin e Igor Jesus (11 metërsh). Cole Palmer kishte mundësi të rihapte ndeshjen, por sulmuesi i Chelsea gaboi penalltinë në fundin e pjesës së parë. Chelsea me 48 pikë mbetet në vendin e nëntë.

Pas 35 ndeshjeve të luajtura është Arsenali me 76 pikë që mban kreun, ndërsa Manchester City ndjek me 71 pikë dhe një ndeshje më pak (luan kundër Crystal Palace).

Premier League, raundi 35:

E hënë, 4 maj 2026

Chelsea 1-3 Nottingham

Everton 3-3 Manchester City

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:44
VIDEO/ Chelsea është hija e vetvetes, Nottingham e mposht 1-3 në 'Stamford Bridge'

1777967127_chelseanottingham.JPG

Në 'Stamford Bridge' të Londrës vendasit e Chelseat pësuan humbjen e gjashtë radhazi. Këtë herë 'Blutë' u mposhtën 1-3 nga Nottingham, duke treguar se janë 'pa busull' në këtë fund sezoni, me garat evropiane që duken të pamundura për t'u arritur kur duhen edhe tre javë nga fundi i sezonit. Nottingham shënoi tre herë me dopietën e Awoniyi dhe golin e Igor Jesus (11 metërsh). Cole Palmer kishte mundësi të rihapte ndeshjen, por sulmuesi i Chelsea gaboi penalltinë në fundin e pjesës së parë. Chelsea me 48 pikë mbetet në vendin e nëntë.

Ora 09:43
VIDEO/ Dramë me gjashtë gola, Man. City 'humbet' titullin në Liverpool! Evertoni e ndal 3-3

1777967044_bernardosilva.jpg

Në stadiumin 'Hill Dickinson' të Liverpoolit, vendasit e Evertonit ndalën në barazim 3-3 Manchester Cityn duke e bërë garën për titullin kampion shumë interesante në këtë fund sezoni. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-1 për miqtë e Guardiolës të cilët shënuan me Jeremy Doku në minutën e 43-të. Gjatë fraksionit të dytë Evertoni përmbysi sfidën me dopietën e Thierno Barry dhe golin e Jake O'Brien për rezultatin 3-1. Në minutat e fundit, Erling Haaland dhe sërish Doku (90+7') vendosën ekuilibrat për 3-3, por City mbetet disa hapa pas Arsenalit kryesues, paçka se ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë të prapambetur kundër Crystal Palace.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?