Evi Kokalari: Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me 'shpëtimin' e këngëtares Parashqevi Simaku

Evi Kokalari: Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me 'shpëtimin' e këngëtares Parashqevi Simaku

Këngëtarja Parashqevi Simaku me Elton Ilirjani

Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me 'shpëtimin' e këngëtares këto ditët e fundit. Së pari, mund të më thoni kur është transmetuar ai segmenti në ABC News, sepse në rubrikën e tyre 'Be Kind' nuk rezulton se është, që do të thotë mund të jetë video e vjetër, ndoshta dhe e periudhës së Covidit.

Disa fakte që më bëjnë të kem pikëpyetje;

Video e dytë del të nesërmen që gazetari e bën publike të parën, por këngëtarja është e veshur komplet ndryshe dhe kapelen nuk e ka njësoj. Nga dalja e videos së parë tek e dyta, fillon një angazhim për ta gjetur, dhe gazetari kontaktohet nga 'biznesmen' në NY që thonë se kanë avokatët e tyre që e kërkojnë. E gjejnë të nesërmen, në Penn Station, po, po, në të gjithë atë New York, skuadra ‘shpëtimi’ e gjen vetëm mbas 24 orësh. Dhe jo me avokatët e tyre, por me ‘tetën’ e lagjes. E filmojnë, pa pikë turpi i ofrojnë një buzekuq, ‘merre – i thotë – se është e DIOR-it’. Mendoja se vaniteti ishte virtyt i shëmtuar, por kur kjo e fundit mplekset me injorancë totale, marrkërka forma të frikshme.

T’i kthehemi skenarit - del video e parë, bëhet virale, të nesërmen del video e dytë, ndërkohë 'shpëtimtari' jep një intervistë në TV shqiptare, pastaj e sistemon në hotel ku filmon çdo detaj dhe e shpërndan në mediat shqiptare, një darkë tek Milos Hudson Yards, ku ajo darkë ka shkuar mbi $1000 (më besoni për këtë), një peliçe kurrizit, një diamant në gisht, një përulje në tokë, duke i puthur këmbët me përgjërim…

CUT!!!

Bëhet serish virale, idiotët e dobishëm duartrokasin shpëtimtarin, heroin e tyre të ri, pa menduar fare në detaje, por duke akuzuar komunitetin shqiptar në NY që s’kanë bërë asgjë më parë për këngëtaren.

Shpëtimtarin nuk e kam njohur më parë, madje për herë të parë e kam parë në fotot që ndante PR i tij këtu në NY. PR i tij është një grua dhe personazh mjaft i njohur në qarqet e atij rrethi të vogël në NYC, që mund te konsiderohet deri diku ekskluzive. Pra, shpëtimtari ka punësuar një nga PR më të mira në NYC, dhe e kupton rëndësinë e asaj që quhet ‘PR stunt’, që po ta shqipëroja siç duhet, do të thotë – të gjesh një ngjarje që bëhet virale dhe të ngre profilin.

Dhe kjo ngjarje, po me konkludon të jetë bërë në kurriz të këngëtares.

Disa jave më parë shpëtimtari ishte në Shqipëri, dhe për koincidence, Fejvziu e interviston solo, pra duke i dhënë një platformë për t’u shprehur për tema që janë akoma tabu në atë vend. Në fakt, Fejvziu ka shokuar shumë shqiptarë duke e bërë videon e këngëtares virale dhe fakti që bëri dhe një video pasuese me shpjegime, më thotë që ndërgjegja nuk ja koncepton ku qëndron problemi në këtë rast. E vetmja mënyrë që mund të ketë pak sens këtu është nëse gazetari është paguar si për intervistën e shpëtimtarit disa javë më parë, ashtu dhe për të bërë virale videon. Ne fakt, është shumë e rëndësishme si do shpërndahej video, sepse kjo bën diferencë nëse ngjarja do bëhej virale apo jo.

Të shtoj dhe disa detaje që të kuptoni dyshimet e mia;

Kam 30 vjet në New York, dhe e njoh komunitetin tonë. Kam pasur rastin ta takoj dhe këngëtaren dhe të flas me të kur ajo ishte në Kaliforni dhe sapo kishte lindur djalin. Në atë pikë e kam lënë të lumtur. Si unë, atë e kanë njohur të gjithë në këtë komunitet dhe e kanë respektuar. Dhe këngëtarja vet, njeh të gjithë ata që në komunitetin tonë janë financiarisht shumë mirë dhe arrijnë të bëjnë ndryshime reale kur është nevoja, dhe nëse ajo do donte, do kishte kërkuar ndihmë. Ajo ndihmë do i ishte dhënë pa bërë zhurmë fare, në mënyrë që t’i ruanin dinjitetin ashtu siç e meriton. Nga ana tjetër më thonë që ndihma i është ofruar shumë herë më parë, dhe ka refuzuar. Problemi i këngëtares nuk është financiar, por shpirtëror. Asnjë nënë e ndarë nga fëmija nuk gjen dot qetësi. Këto janë hallet e saja reale.

Që halli i saj të shfrytëzohet në këtë formë, është realisht një mëkat dhe vetëm njerëzit pa shpirt mund ta bënin. Asnjë njeri me klas nuk do i kishte dhënë ndihmë 'një dive apo idhullit' të tij siç e cilëson vet 'shpëtimtari', duke i cenuar dinjitetin në këtë formë.

Siç e kam shkruar më parë, nëse vërtetë donit ta ndihmonit, do e kishit bërë pa u ndjerë. Por a ishte kjo vërtetë për të ndihmuar këngëtaren, apo për të ngritur profilin tuaj?

Cilado qoftë përgjigja, jeni gabim dhe shoqëria me të drejtë po ju gjykon.

A.Q/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fadili: 18/12/2024 15:03

    Kjo shoqja nga fshati deshtoi te sheronte berishen dhe po na jep leksione tani!!

    Përgjigju
  • Arta: 18/12/2024 12:54

    Te gjithe e kane ditur per Parashqevine por ne si zakonisht kthejme koken menjane. Me mire ta mbylle kjo zonja e te thote te verteten. Ne SHBA po spagove qerane nje muaj je ne rruge. Eshte e veshtire. Kushdo qe po e ndihmon Parashqevine, qofte I bekuar. Sigurisht qe do kishte qene mire te behej urte e bute, po sot gjerat kane ndryshuar. Pa zhurme ste ndihmon njeri

    Përgjigju
  • Alvanosi: 18/12/2024 12:15

    Ka shumë gjëra që nuk shkojnë se pse edhe personalitete si ju: nuk u zgjuan mëparë për ta ndihmuar Simakun.

    Përgjigju
  • Beni: 18/12/2024 06:24

    Po pse nuk e merr ti persiper dhe skane pse abuzojn te tjeret me ish kengtaren.Merre kujdesu gjej avokat dhe mundohu ta lidhesh me djalin edhe nje bravo per ty.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 17/12/2024 16:42

    Nuk ka te bukur ne shkrimin e Evit, ka te vertete, e verteta e hidhur dhe lakuriqe! E verteta se palaco te financuar po kerkojne te rrembejne, plackisin, vjedhin nderin, dinjitetin, familjen. Koha eshte afer, askush nuk ka ku te fshihet. Te pergezoj per shkrimin Evi,suksese!

    Përgjigju
  • Moza: 17/12/2024 16:35

    Po ja fut kot moj Zonje. Nuk thoni shyqyr qe u gjet se familja kishte vite qe e kërkonte e nena e gjorë vdiq me brengën e saj. Por thua kush do Dali fitimta i Sa per Z Blendi besoj nuk ka nevojë per kte Shiu Mjaft me inate

    Përgjigju
  • Njoni: 17/12/2024 16:19

    Po pse, çfarë prisni nga Fevziu?

    Përgjigju
  • simon: 17/12/2024 16:09

    Të lumtë Evi je e vetmja që ke shkruar kaq saktë...

    Përgjigju
  • Besford Edepsēz Fadil Gjoleka: 17/12/2024 15:31

    Evi Kokolari ke jashtēzakonisht tē drejt pēr kētė rast. Po kta jan shqiptarēt nuk ndryshojn edhe Enver Hoxhēs ja kaloin.

    Përgjigju
  • Moderni: 17/12/2024 14:37

    Bravo, shkrim i bukur

    Përgjigju
  • Pet,: 17/12/2024 14:27

    Kjo eshte e vetmja here qe ndaj te njejtin qendrim me Kokalarin.

    Përgjigju
    • Gezim: 18/12/2024 21:43

      Bashkohem me kete koment

  • S.B: 17/12/2024 13:49

    Fjale te sakta, me hoqe dyshimet e mia . Komunistet e perdhunuan ne vitet 80 , pinjollet e komunistve te vazhdojne me pervesitet. U bene disa vite qe oligarkia i eshte versulur dispores ne çdo cep te botes. ... ore ai kengetari Nika tha qe polici i New Jersey tha qe rrezikoni arrestimin po ta ndihmoni dhe ti jepni shtepi.. si marrin keta 1 zonje dhe e fusin ne hotel, a mundet me be 1 denoncim per rrembim? Nga keta kafshet komuniste?

    Përgjigju
    • Z. A: 17/12/2024 15:43

      Kengetari Nika Ja fut kot.. cdo njeri eshte I lire te shkoj ne hotel apo restaurant a ku te doje. Parashqevia nuk qe e mbyllur ne institucion shendetsor. Evi ka te drejte kur thote qe kjo ndoshta eshte menyra si ajo po perballet me deshperimin e saj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'