“Zhdukem ngadalë”, titullohet kënga juaj më e re, si është pritur ajo deri tani?
Unë jam vërtet shumë e lumtur që prej një jave nga publikimi i këngës pres përditë komente nga më pozitivet. Nuk ka kënaqësi më të madhe kur njerëzit pëlqejnë diçka tënden. E presin, e pëlqejnë dhe në fund e këndojnë. E gjitha kjo të jep si kënaqësi por edhe përgjegjesi të madhe.
Kujt i kushtohet ajo?
I kushtohet atij momenti të përjetimit të një dashurie kur kupton që e vetmja zgjidhje është largimi. Teksti ngrin të gjitha dilemat, lutjet, premtimet e një dashurie që edhe pse është në fund e ka të vështirë largimin… ndaj zhduket ngadalë.
Ku është xhiruar ?
Klipi është xhiruar në Firenze (Itali), nëpër vende kryesore të ketij qyteti kaq historik dhe magjik. Dëshiroja ta xhiroja pikërisht në vendin ku unë jetoj. Për mua ishte shumë e rëndësishme të shënoja në karrierën time artistike, këtë pjesë të jetës sime si studente në Firenze.
Kompozitor i saj është përsëri Florian Mumajesi, pse ia besoni atij çdo këngë tuajën?
Kur punoj bashkë me Florin në studio kam sigurinë, që kënga me të cilën do prezantojmë, do arrij të pëlqehet nga njerëzit ndaj dhe e vlerësoj shumë. I’a kam besuar çdo këngë pasi brenda çdo këngë ai ka arritur të përcjell një emocion të veçantë dhe ta bëj atë kënge të trokas në zemrat e njerëzve. Ky është dhe qëllimi im ndaj dhe unë do vazhdoj t’ia besoj këngët dhe në të ardhmen.
Mendoni që bashkëpunimet tuaja kanë rezultuar të suksseshme?
Deri tani besoj se kanë qenë të suksesshme. Jemi munduar çdo herë të sjellim një risi dhe një tjetër frymë në muzikën shqiptare, duke u përpjekur të mos jemi vetëm komercial por edhe të ngelet gjatë në kujtesën e publikut dhe kjo gjë është pritur më së miri nga publiku shqiptar, i cili di ta vlerësoj mjaft mirë artin.
Do të kemi bashkëpunime të tjera apo edhe një tjetër duet të dytë mes jush?
Sigurisht që do këtë bashkëpunime të tjera dhe shumë të afërta. E bukura e bashkëpunimeve është që ato janë gjithmonë spontane.
Me cilin nga këngëtarët shqiptar, do të donit të bënit një duet?
Ëndrra ime do ishte të këndoja me Vaçe Zelën dhe Inva Mulën, të cilat janë ikonat e mia të artit shqiptar.
Nga të gjitha këngët tuaja, cilën keni më të preferuar?
Po bëhen përditë e më shumë e si e tillë është e vështirë të zgjedhësh mes bukurisë e veçantisë që të lë secila prej tyre.
Në videoklipet tuaja vini gjithnjë jo komerciale, (flas për veshjen, muzikën) pse kjo zgjedhje?
Kërkoj të përmbush standartet e mia mbi artin, kërkoj të bëj gjithmonë diçka të bukur për publikun të gjitha të tjerat vijnë natyrshëm.
Keni projekte të tjera muzikore për këtë verë?
Këtë verë do shijoj këngën ‘’Zhdukem ngadalë’’, në vazhdim do ndjek gjithashtu premierat e filmit Italian L.over.S duke prezantuar live kolonën zanore ‘’ëhatever dream’’. Projektet te reja do presin shtatorin e ardhshëm, ndërsa në fundin e këtij muaji filloj programin radiofonik “World Music” këtu në Firenze ‘Radio Fleur’
Do të merrni pjesë në ndonjë nga Festivalet shqiptare?
Është e vështirë për mua pjesëmarrja në çdo festival, për shkak të studimeve e projektteve të tjera. Ndaj pjesëmarrja ime gjithmonë është shtyrë. Me siguri që viti tjetër do të më gjej edhe me aktive në show bizin shqiptar.
Evi ju jetoni dhe studioni në Itali, sa kohë në ditë ju merr muzika?
Këndoj gjithmonë. Festave mes miqsh, prezantive te projekteve te tjera e se fudmi edhe live ne radio qe me jep nje emocion te vecante.
Studioni për gazetari, gjeni ndonjë të përbashkët mes gazetarisë dhe muzikës?
Studjoj në shkencat politike dega media dhe gazetari. Mendoj se është kombinim i bukur duke qenë se muzika gjen sot si përcjellësin më të mirë masmedian. Pres në fillim të vitit tjetër akademik të studioj kritikë e histori Arti e Spektaklit.
Kë shikoni si profesionin tuaj të ardhshëm gazetarinë apo muzikën?
Nuk shoh asnje si profesion por si dy dashuri të mijat. Është bukur kur çfarëdolloj pune bëhet me dashuri dhe rezultati ka vërtet diference.
Cilin nga personazhet do të donit të intervistonit në të ardhmen?
Deri jam vërtet e kënaqur , kam intervistuar aktorin e ‘ Medico in famiglia’’, Lino Banfin, Roberto Veçhionin pas triumfit në Sanremo, Boosta të grupit italian të muzikës elektronike Subsonica e balerinin shqiptar, Kledi Kadiun. Do doja shumë të intervistoja Lucio Dallën, edhe pse kjo fatëkeqësisht nuk është më e mundur.
Ju merr malli për Shqipërinë?
Kam jetuar gjithmonë larg Shqipërisë por në shtëpi më është folur gjithmonë shqip dhe është gatuar kuzhinë shqiptare. Sot kur kthehem në Tiranë, ndjej një lloj apartenence. Kam krijuar miq të rinj por të vërtet.
Do të ktheheni kur ti mbaroni studimet në Firence?
Unë jam aty gjithmonë.
Ku do ti kaloni pushimet verore?
Pas mbarimeve të xhirimeve kam planifikur pushimet në Belgjikë, te një mikja ime e sigurisht në gushtin e nxehtë në rivierën e mrekulleshme shqiptare.
Do të jeni vetëm apo me dikë të veçantë ?
Jam gjithmonë e rrethuar me njerëz të veçantë, të cilët unë i çmoj shumë.
Su/ Shqiptarja.com