Këngëtarja Evi Reçi do të lançojë së shpejti një videoklip të ri muzikor me titull “Zhdukem ngadalë”. Xhirimet për këtë klip janë bërë në Firence ku ajo jeton dhe studion.
Këngëtarja Evi Reçi do të lançojë së shpejti një videoklip të ri muzikor me titull “Zhdukem ngadalë”. Xhirimet për këtë klip janë bërë në Firence ku ajo jeton dhe studion. Gjithashtu mënsohet se kënga është një kompozim i Flori Mumajesit. “Kënga e re është një tjetër kompozim nga Flori Mumajesi, pra një produksion i ‘Threedots’ dhe është xhiruar në Firence, pikërisht në qytetin ku unë jetoj”.-është shprehur këngëtarja. Më pas Reçi ka thënë se dëshiron që kënga të pëlqehet pasi ka punuar prej kohësh për një realizim sa më të mirë.(xh.k/shqiptarja.com)