Evi Reçi synon tregun ndërkombëtar!

Evi Reçi synon tregun ndërkombëtar!
Shumë zëra të skenës shqiptare kanë synuar tregun ndërkombëtar, por kjo ska qenë e lehtë për të gjithë. Këtë dëshirë e ka shprehur dhe këngëtarja e njohur Evi Reçi, siç duket nuk do të mbetet e kënaqur vetëm me suksesin që ka arritur këtu, por të depërtojë edhe jashtë kufinjve shqiptar.

Kjo vjen pas një komenti të shkruar në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, “International singing Dreams” , ishte mbishkrimi i Evit. Ndonëse ajo e ka shprehur dëshirën, duke e cilësuar si ëndrrën e saj, këngëtarja në këtë fillim viti është duke punuar fort drejt realizimit të kësaj ëndrre.

Por, përmes statusit të postuar ajo nuk ka shpjeguar asgjë më shumë në lidhje me këtë koment, duke na lënë në pritje nëse ëndrra e saj tashmë ka filluar të realizohet.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar