Kërkesa e Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e mësimit në auditore për studentët e viteve të para në Universitete nuk u pranua nga Ministria e Shëndetësisë.

Në përgjigje të saj, Ministria e Shëndetësisë thotë se universitetet janë vatra të larta të infektimit, ndaj dhe prezenca e studentëve të viteve të para është e pamundur.

Në një letër zyrtare drejtuar Ministrisë së Arsimit, thuhet se pas mbledhjes së komitetit të ekspertëve është vendosur që të paktën në muajin e parë të mos ketë mësim nëpër auditore.

Edhe 2 ditë më parë, kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në një deklaratë u shpreh se mësimi duhet të kryhet online për të paktën 1 muaj.

Gjithashtu edhe konviktet do të mbyllen për të njëjtën periudhë kohore, ndërkohë që Rezidencat Universitare 1 dhe 2 në Tiranë bënë me dije se pagesat e kryera do të kompensohen në muajin dhjetor.

 

Refuzimi i ministrisë së Shendetësisë