Evra 'Kung Fu' ndaj tifozit të tij
e godet me shkelm në kokë

Evra 'Kung Fu' ndaj tifozit të tij<br />e godet me shkelm në kokë<br>
Nuk ka nisur në mënyrën e duhur ndeshja mes Vitoria de Guimaraes dhe francezëve të Marsejës.

Tifozët e Marsejë janë të pakënaqur me rezultatet e ekipit dhe performacën e lojtarëve, veçanërisht me Patric Evra-n, i cili ka qenë pjesë e fyrjeve që në daljen e lojtarëve për nxemje.

Evra ka goditur me shqelm në kokë një tifoz të Marsejë para se të fillojë ndeshja. Menjëherë pas këtij momenti futbollisti është përjashtuar nga skuadra duke lënë vetëm gjashtë lojatarë rezervë në pankinë.

Evra u bë pjesë e fyerjve nga tifozët, për këtë lojtarët shkuan pranë tifozëve për të qetësuar situatën. Ndërsa lojtarët po flisnin me tifozët, Evra goditi me shqelm në kokë në stil "Kung Fu" një tifoz të ekipit të tij.

Ish-futbollisti i Manchester United është në qendër të vëmendjes më fyerjet ndaj tij pasi tifozët janë të pakënaqur nga paraqitjet e 36-vjeçarit.

Për goditjen e dhënë ndaj tifozit, anësori francez u përjashtua nga ekipi duke u bërë i pari futbollist që e largojnë nga një ndeshje e “Europa League” ende pa filluar loja.
 


 

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'