Evropa arrin 'pikën kritike' mbi 1 milion të vdekur nga COVID-19

Shkon në 1 milion të vdekur numri i viktimave nga COVID-19 pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se pandemia kishte arritur një "pikë kritike".

Numri i të vdekurve në 52 vendet e Evropës, arriti në të paktën 1 000 288,  më shumë se Amerika Latine dhe Karaibet që kanë shënuar 832 577 viktima,  Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja 585 428 viktima dhe Azia 285 824.

"Tani gjendemi në një pikë kritike të pandemisë. Trajektorja e kësaj pandemie vazhdon të rritet në mënyrë eksponenciale. Ky nuk është pozicioni ku duam të gjendemi pas 16 muajve në pandemi, kur kemi provuar masa të forta shtrënguese," u tha gazetarëve Maria Van Kerkhove, drejtorja teknike e OBSH-së për COVID-19.

Në bazë të të dhënave të marra, shumica e viktimave,  gati 60% e tyre janë të regjistruara në 6 vende:

  1. Mbretëria e Bashkuar 127 100 viktima
  2. Italia 114 612 viktima
  3. Rusia 103 263 viktima
  4. Franca 99 163 viktima
  5. Gjermania 78 452 viktima
  6. Spanja 76 525 viktima

Por edhe brenda këtij grupi vendesh,  ka pabarazi të mëdha. Mbretëria e Bashkuar, edhe pse është në krye të listës me më shumë viktima dhe në fillim të janarit u shënuar 8,700 viktima në një javë në fund të Janarit, ka parë rënie të ndjeshme në javët e fundit me vetëm 238 viktima të regjistruara në shtatë ditët e fundit.

Vendi filloi të lehtësonte kufizimet të hënën pasi 60% e popullsisë morën një dozë të parë të vaksinës.

Vende të tjera si Italia me 3 200 viktima që nga e marta e kaluar, Rusia me 2 500 dhe Franca me 2 200 po luftojnë me një valë të tretë vdekjeprurëse.

Lidhur me vdekjet në raport me popullsinë, vendet më të prekura në botë sërish janë në Evropë. Republika Çeke u rendit e para me 261 viktima për 100,000 banorë, e ndjekur nga Hungaria me 245 dhe Bosnja dhe Hercegovina me 228.

Evropianët përbëjnë një të nëntën e popullsisë botërore dhe vdekjet e regjistruara në Evropë përfaqësojnë më shumë se një të tretën e 2.94 milion viktimave të pandemisë së regjistruar në të gjithë botën. Me të vetmen shenjë pozitive, vdekjet nga COVID-19 në Evropë janë stabilizuar disi që nga fundi i Marsit. Evropa regjistroi 27,036 viktima javën e kaluar, shumë më pak sesa 40 178 të raportuar nga 14 deri në 20 janar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje