Evropa goditet rëndë nga thatësira

Evropa goditet rëndë nga thatësira

Foto ilustruese

Thatësira e verës dhe temperaturat e larta po godasin me forcë çdo sektor në Evropë, nga bujqësia deri tek industria e transportit të mallrave. Kompanitë e transportit lumor dhe ato të logjistikës në Gjermani do të ndërpresin për arsye sigurie shumicën e udhëtimeve të anijeve të transportit në lumin Rin. Kjo ndërprerje bëhet për shkak të rënies së nivelit të ujit.

Lumi Rin
Meqenëse në ditët në vijim nuk priten reshje të konsiderueshme parashikohet që nga fundjava niveli i ujit të lumit Rin të bjerë nën 40 cm dhe kjo e bën të pamundur lundrimin pa rrezik të anijeve të transportit.

Hungari - nivel kritik i lumit Danub

Javët e fundit është duke rënë drejt niveleve kritike edhe sasia e ujit në lumin Danub në Hungari, ndërkohë që pjesë të liqenit Velence, në jugperëndim të Budapestit, këtë javë u thanë tërësisht.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë, Barnabas Virag, paralajmëroi se periudha e gjatë e thatësirës, e shoqëruar me ndikimin e luftës në Ukrainë ndaj furnizimit me drithëra dhe ushqime, mund shkatojë rritjen e çmimeve të ushqimeve muajt e ardhshëm dhe të përkeqësojë prirjen për inflacion me të cilën po përballet vendi.

Mot tepër i thatë në Britaninë e Madhe dhe Francë. Edhe Britania e Madhe po përjeton motin më të thatë prej më shumë se një shekull. Shërbimi kombëtar i motit e shpalli korrikun si muajin më të thatë për Anglinë që nga viti 1935, me reshje mesatare prej 23.1 milimetra. Prej thatësirës edhe lumi Thames po përjeton një mungesë të paparë uji.

Kurse në rajonin jugperëndimor të Burgundisë, në Francë, lumi Tille në fshatin Lux u tha plotësisht. Në shtratin e lumit dolën në pah mijëra peshq të ngordhur.

Për shkak të thatësirës Franca është detyruar të vendosë kufizime të ndryshme për përdorimit të ujit në mbarë vendin.

Paralajmërime për të korrat

Moti i thatë i kombinuar me inflacionin dhe konfliktin në Ukrainë po e përkeqësonjnë edhe gjendjen e fermerëve në Evropën Perëndimore.

Presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve, Joachim Rukwied, paralajmëroi së fundi, se nëse nuk do të ketë reshje së shpejti, të korrat e këtij viti mund të preken rëndë nga vala e të nxehtit.

"Për momentin ne po luftojmë në shumë fronte”, tha Rukwied për Agjencinë gjermane të Lajmeve dpa. "Çmimet e plehrave kimikë janë katër herë më të larta se një vit më parë. Çmimet e energjisë janë dy herë më të larta. Çmimet e ushqimit për kafshë janë rritur." dhe shtoi se "nëse nuk bie shi së shpejti, atëherë kemi frikë se rendimentet e të korrave mund të reduktohen deri në 30% ose 40%./ DW

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024