Ministrat e Ekonomisë europiane takohen sot në Bruksel në një mbledhje ku do diskutohet mbi dosjen greke në një tryezë të Eurogrupit, të drejtuar nga presidenti i saj Jeroen Dijsselbloem, presidenti i Bankës Qendrore Europiane Draghi, si dhe kreu i Komisionit Europian Juncker.
Drejtuesi i Eurogrupit Dijsselbloem para nisjes së takimit tha se: Sot do të diskutohet mundësia për një shtyrje të programit të ndihmës për Greqinë”, duke shtuar se ata respektojnë votimet dhe fitoren e SYRIZA në Greqi.
Megjithatë kreu i Eurogrupit theksoi se borxhi nuk mund të anulohet.
“Nuk shikoj vend për anulim të borxhit. Kemi bërë mjaft deri më tani për lehtësimin e saj duke zgjatur kohën e paracaktuar për shlyerjen e borxhit dhe duke ndikuar mbi taksat. Jemi gati për të diskutuar me qeverinë e re Greke , por bashkëpunimi me Eurozonën do të thotë të pranohen të gjitha kushtet” , u shpreh Dijsselbloem.
Ndërsa lidhur me zgjatjen e programit të borxhit Dijsselbloem sqaroi se kjo duhet të kërkohet nga autoritetet qeveritare të Athinës.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, sqaron se “respektojnë plotësisht zgjedhjen e lirë dhe sovrane të Grekëve dhe se janë gati të punojnë me qeverinë e re, sapo ajo të formohet.”
Schinas përgëzon Greqinë për arritjet e dukshme të bëra deri më tani dhe shprehet se Brukseli është i gatshëm për të bashkëpunuar në zgjidhjen e problemeve të mbetura në vend.
Edhe Berlini ka reaguar nëpërmjet zëdhënësit të kancelares Gjermane Angela Merkel ku deklarohet se: Qeveria Gjermane do të ofrojë për qeverinë e ardhshme Greke gjithë bashkëpunimin e nevojshëm”, por duke theksuar sërish se “marrëveshjet duhet të respektohet”.
Ora 13:47 Juncker: Komisioni do të punojë me çdo qeveri
“Nuk jemi ende në kontakt me autoritetet greke, sepse nuk janë ende në funksion dhe do të jenë më vonë gjatë ditës. Por është standard i zakonshëm dhe një sens i përbashkët që Komisioni të punojë me çdo qeveri. Kjo është ajo që do të bëjmë me Greqinë”. Kështu u shpreh Jean Claude Juncker gjatë arritjes në Këshill për mbledhjen e Eurogrupit.
Ora 12:48 Mundësia e Berlinit: Zgjatje e afateve të skandencës për ndihmat
Pas triumfimit të të majtëve radikalë të Syriza, qeveria gjermane është shprehur se do të jetë e hapur për të zgjatur afatin e skadencave lidhur me programet e shpëtimit. “Ky mund të jetë një opsion”, - është shprehur zëdhënësi i ministrisë së financës këtë mëngjes në Berlin.
Ora 12:11 Merkel pret nga qeveria e re që të respektojë angazhimet
Kancelarja gjermane Angela Merkel pret që qeveria e re greke të realizojë angazhimet e marra nga paraardhësit e tyre. Kjo është deklaruar nga zëdhënësi i saj, të nesërmen e fitores së zgjedhjeve nga partia e Syrizës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com