Evropa revoltohet me Rusinë dhe Putin! Mijëra demonstrues mbushin sheshet nga Italia në Angli kundër pushtimit rus të Ukrainës (FOTO)

Evropa revoltohet me Rusinë dhe Putin! Mijëra demonstrues mbushin sheshet nga Italia në Angli kundër pushtimit rus të Ukrainës (FOTO)

Protesta në Itali

Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan të shtunën nëpër qytetet evropiane në mbështetje të Ukrainës dhe duke kërkuar fundin e pushtimit rus.

Qytetarët në mbarë botën janë tmerruar nga sulmi i presidentit rus Vladimir Putin, i cili filloi më 24 shkurt dhe duket se po hyn në një fazë të re me bombardime në rritje.

Rreth 41,600 njerëz demonstruan në 119 protesta në disa qytete në të gjithë Francën, sipas vlerësimeve të ministrisë së brendshme. Në Paris, dolën rreth 16,000 qytetarë.

“Ne do të jemi këtu çdo fundjavë, në Paris apo gjetkë, derisa Putini të largohet, të tërheqë tanket e tij”, tha Aline Le Bail-Kremer, një anëtare e Stand Ëith Ukraine, një nga grupet që organizuan protestën.

"Pavarësisht vuajtjeve, ne do të fitojmë," tha Nataliya, një grua franko-ukrainase që nuk dëshironte të jepte mbiemrin e saj për të mbrojtur djalin e saj që ndodhet në Ukrainë.

Një nga tubimet më të mëdha për të kërkuar tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina në ditën e 10-të të pushtimit ishte në Zyrih, ku organizatorët thanë se aty morën pjesë 40,000 njerëz.

Demonstruesit në qytetin më të madh zviceran bënë thirrje për "Paqe tani", ndërsa të tjerët mbanin tabela që thoshin: "Stop Luftës" dhe "Paqe".

Qindra demonstrues dolën gjithashtu në Londër, duke përfshirë ukrainas, familjet e të cilëve u detyruan të largoheshin nga bombat ruse.

Protestuesit në Londër

"Ne duhet të vazhdojmë t'i kujtojmë të gjithëve, duhet të qëndrojmë të bashkuar për të mbështetur vendin tonë," tha Olena Marcyniuk, 36 vjeç, në një protestë në sheshin Trafalgar të Londrës qendrore me fëmijët e saj 14 muajsh e nëntë vjeç.

Ajo tha se shumica e familjes së saj kishte ikur, por xhaxhai i saj qëndroi në Kiev për të "luftuar për qytetin".

“Jo Putinit, jo NATO-s”

Në qendër të Romës, sindikatat dhe organizatat u mblodhën në një "protestë të madhe paqësore", duke demonstruar kundër Putinit, por edhe NATO-s.

Mijera demonstrues të mbledhur në Itali

“Asnjë bazë, asnjë ushtar, Italia jashtë NATO-s”, thërrisnin protestuesit.

"Kjo është ndoshta një nga demonstratat e para reale për paqen," i tha AFP, aktori dhe shkrimtari italian Vauro Senesi.

Mijera demonstrues të mbledhur në Itali

“Këtu askush nuk beson se ne bëjmë paqe me armë, se e bëjmë atë duke i dërguar armë njërës prej palëve (Ukrainës)."

Mijera demonstrues të mbledhur në Itali

Më shumë se një mijë njerëz demonstruan gjithashtu në kryeqytetin kroat Zagreb me pankarta që shkruanin: "Ndal luftën, shpëto Evropën" dhe "Lavdi Ukrainës".

Në Ballkan, pushtimi ka ringjallur kujtimet e errëta të shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet 1990, e cila vrau mbi 100,000 njerëz gjatë një sërë konfliktesh.

Fundjavën e kaluar, qindra mijëra njerëz dolën të veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në të gjithë Evropën, duke përfshirë Rusinë, Gjermaninë, Spanjën dhe Republikën Çeke.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja