Expo Milano ekspozitë në
Bunk'Art, në 2015 hapet panairi
FOTO/ Pavioni ynë në vitin 1937 në Paris
FOTO/ "Expo Milano 2015" në Bunk'Art

Expo Milano ekspozitë në<br />Bunk'Art, në 2015 hapet panairi<br />FOTO/ Pavioni ynë në vitin 1937 në Paris<br />FOTO/
TIRANE Nën moton “Ushqimi ynë, historia jonë, misteri ynë” Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në ekspozenë e njohur universale “Expo Milano 2015”. Nëpërmjet këtij panairi ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë si një vend i konsoliduar dhe i vetfinancuar, ushqimi si motor i energjisë së jetës është mesazhi kryesor që përçohet. Këto mesazhe janë dhënë në formën e një workshopi në bunkerin e nëndheshëm të regjimit diktatorial në Shqipëri, i cili tashmë është shndërruar në një ekspozitë-muze të hapur për publikun të pagëzuar me emrin BUNK’ART.

...
“Expo Milano 2015”, panairi i famshëm ndërkombëtar, ka zgjedhur të shpalosë mesazhin e jetës përmes ushqimit dhe energjisë si dhe bashkëjetesës fetare pikërisht në bunkerin e nëndheshëm të regjimit diktatorial në Shqipëri, ndësa disa hapësira të veçanta të bunkerit 5 kate nën tokë i janë kushtuar një ekspozite për kete eveniment. Dhe ndryshe nga errësira dhe jeta nën tokë në bunker, ky mesazh i shpalosur në këtë ekspozitë flet për jetën mbi tokë: Ushqimin, energjinë dhe bashkëjetesën fetare. 

Ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani, i cili organizoi së bashku përfaqësuesit e “Expo Milano 2015” workshopin me temë “Shqipëria drejt Expo Milano 2015” theksoi rëndësinë e këtij panairi për shkak të konsolidimit të dialogut mes vendeve pjesëmarrëse si dhe theksoi rëndësinë e prezantimit të këtij senari në bunker.

“Për të nisur një iniciativë të tillë nuk do të kishte vend më të mirë sesa ky bunker që simbolizonte pikërish mbylljen dhe izolimit dhe mosbesimit për të tjerët qofshin këta fqinjtë afërt ose jo. në ndryshim më nga expoja universale e cila është simboli më i mirë i hapjes të pjesëmarrjes të të gjitha vendeve në një sfidë të përbashkët në interes të të gjithë banorëve të planetit.”

Por çfarë do të promovojë Shqipëria në Expo Milano 2015?
 
Vendi ynë do të prezantohet me ushqimin në një pavion të posaçëm që do të reklamojë ushqimet tona tradicionale për 6 muaj me radhë. Ndërsa përbri këtij pavioni, një qendër informimi do të ofrojë aspektin tërheqës të vendit tonë, jo vetëm në turizëm por edhe për të thither investime. Në këtë panair Shqipëria të përfaqësohet nga Komisari i Përgjithshëm i Shqipërisë, drejtoresha e AIDA-s, Manjola Gjoni.

<a style=bunkart workshop expo milano" border="0" height="465" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/146719_1.jpg" vspace="7" width="620" />

Panariti: Bunkeri, një varr i hapur për të gjallët. Ndryshe nga Enveri, ne zgjedhim jetën mbi tokë!
Me fjalët “ne kemi zgjedhur të jetojmë mbi tokë”, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti zgjodhi të bëjë një krahasim mes qëllimit për të cilin ish-diktatori Enver Hoxha krijoi bunkerin e nëndheshëm antibërthamor, dhe qëllimit komplet të kundërt të Workshopit për Expo Milano 2015.
 
“Ky seminar bëhet në një vend të pazakontë, simbol të Luftës së Ftohtë, fobive e paranojave të komunizmit, në një varr të hapur për të gjallët, dhe ishte ndërtuar në logjikën që mbasi të shkretohej çdo gjë sipër të vazhdonte jeta nën tokë. Ne jemi për jetën mbi tokë, dhe pikërisht Expo Milano do të promovojë jetën me të gjithë pasurinë e saj. Kontrast si nata me ditën. Dita është Expo Milano dhe nata është këtu, errësirë e plotë se jemi nëntokë. Falenderoj zotin Bollino që na e mundësoi këtë eveniment në këtë simbol të errësirës i cili është një mesazh që i shkon brezave, që kurrë nuk mund të kthemni në një situatë të tillë shkretimi, paranojash, të denjë për një skenar filmi hollivudian, ashtu sikurse “The day after”. Ne kemi zgjedhur të jetojmë mbi tokë dhe të zhvillojmë bujqësinë”, tha ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

Panariti: Ku ka vend me te mire se ky panair per te promovuar vlerat e Shqiperise

Ministri i Bujqësisë dhe Administrit të Ujërave, Edmond Panariti tha se pjesmarrja në "Expo Milano 2015" është një mundësi e mirë për Shqipërinë për të promovuar vlerat e saj në fushën e ushqimit dhe energjisë, në një event të një rangu botëror.
 
Do të shpalosim vlerat në prodhimet bujqësore, biodiversitetin e pasur të Shqipërisë, në burimet e pasura natyrore duke dhënë mesazhin e qëndrueshmërisë, e zhvillimit. Të gjitha këto vlera do të kenë një vitrinë të posaçme nën moton e ushqimit, energjisë dhe vazhdimësisë së jetës. Do të kemi një përfaqësim dinjitoz që do të promovojë potencialet e saj të traditës, kulturës, investimeve e turizmit”, u shpreh ministri Panariti.

panariti

Gaiani: Expo Milano mbledh te gjtiha vendet ne nje sfide te perbashket

Ambasadori i Italisë ne vendin tonë, Masimo Gaiani tha se të gjitha vendet pjesmarrëse në Expo Milano, vendosen përballë një sfide të përbashkët.
 
“Falenderoj përfaqësueti e rajonit të Siçilisë që kanë ardhur posaçërisht për këtë aktivitet dhe me inciativën tonë. Dua të bëj një falenderim të veçantë për Carlo Bollinon që ka ideuar këtë eveniment dhe “Spacio Eventi Albani” me administratorin e saj Francesko Milela, që e përktheu këtë ide në praktikë dhe gjithë bashkëpunëtorët e tyre për atë që kemi parë deri tani, këtë ekspozitë që na kthen pas në kohë. Falenderoj bankën Intesa San Paolo që na ka dhënë mbështetjen e saj në nisjen e kësaj aventure. Jam i kënaqur që po hap punimet e këtij workshop-i që prezanton ekspozitën e ardhshme të Milanos dhe fton pjesëmarrjen e Shqipërisë”, tha kryediplomati italian.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr