Fëmijë të nënave adoleshente
historitë e 9 yjeve e të 1 presidenti

Fëmijë të nënave adoleshente<br />historitë e 9 yjeve e të 1 presidenti
Mamaja ime thoshte gjithmonë: “Jeta është si një kuti çokollatash, nuk e di kurrë çfarë të rastis”. (Forrest Gump). 

1.Eminem
I rritur në një lagje të vështirë në Detroit, Eminem është fëmija i një vajze 17 vjeç, Debbie Mae Nelson.

Kur reperi ishte thuajse 6 muajsh, babai e braktisi nënën e tij. Siç edhe rrëfen në këngët e tij, raporti me nënën ka qenë gjithmonë i komplikuar edhe për shkak të problemeve që ajo kishte nga droga.
 
 eminem
 
2. Dr.Dre
Është një nga producentët më të fuqishëm të musikës hip – pop i të gjithë kohërave. Ishte ai që zbuloi dhe lançoi Eminem. DR.DRE ka ardhur në jetë në 1965 nga një nënë 15 vjeçare. Vajza në atë kohë ishte këngëtare, por e braktisi karrierën për t’iu dedikuar të birit. Në një intervistë reperi dhe producenti ka treguar se shumë provuan ta bindnin nënën e tij të abortonte, duke i thënë që i biri do të ishte vetëm një dështim dhe do ti shkatërronte jetën. Një arsye që DR.DRE që i vogël u mundua ta ndryshonte: “Duhet të isha një person i sukseshëm për t’i treguar të gjithëve se e kishin gabim”. Në vitin 2015 revista “Forbes”, e përfshiu atë në 10 të famshmit më të pasur të botës.
 
 dr dree
 
3. 50 Cent
Cent, është emri i artit për Curtis James Jackson III, që ka lindur në 1975 në pjesën më të varfër të Queens (New York) dhe është biri i një vajze 15 vjeç. Ai nuk e ka njohur kurrë të jatin dhe mbeti jetim në moshën 8 vjeçare. Nëna e re- siç ështe shprehur reperi – ishte një shpërndarëse droge, që vdiq për larje hesapesh. Në vitin 2002, fati i 50 CENT bëri që të takohej me atë të EMINEM dhe DR.DRE, sepse ishin ata që prodhuan disqet e tij të para.
50 cent 
 
4. Lil Wayne
Dhe reperi LIL WAYNE është fëmijë i një vajze të re të braktisur nga partneri. Jacinta lindi Lil  në New Orleans  në vitin 1982, kur ishte vetëm 19 vjeç. Dhe vetë reperi ka qenë një prind adoleshent, fëmija e parë e të cilit ka lindur në vitin 1998, kur LIL WAYNe ishte vetëm 16 vjeç.
 LIL WAYNE

5. Jared Leto
Ku në vitin 2014 Jared fitoi Oscarin, fjalimi i tij i falenderimit me statujën në krah, ju dedikua nënës së tij Costancës: “Të dua shumë mama, faleminderit që më bëre të ëndërroj”. Aktori ështe rritur me të vëllain vetëm nga mamaja. Babai i ka braktisur pak pas lindjes, e më vonë ështe martuar dhe më pas ka vrarë veten kur Jared ishte vetëm 8 vjeç.  
 Jared LETO
 
6. Jamie Fox
Aktori i çmimit Oscar në vitin 2004 për rolin e shkëlqyer në filmin autobiografik “Ray”, ka lindur në vitin 1967 në Texas, biri i dy adoleshentëve. Pak pas lindjes u dha për birësim. Jamie është rritur nga gjyshja e adoptuar dhe ka pasur shumë pak kontakte më prindërit natyralë. 
 JAMIE FOXX

7. Jack Nicholson
Nje tjetër shembull i shenjtë i kinemasë, biri i një nëne të vetme, ështe Jack Nicholson. Aktori i “Shining”, ka një histori shumë të veçantë, të denjë për një skenar filmi. Nicholson zbuloi kush ishte nëna e tij e vërtetë në vitin 1974, në moshën 37 vjeçare, falë një gazetareje të “TIME”. Aktori zbuloi që ishte biri i June Nicholson, gruas që kishte konsideruar motrën e tij, ndësa atë që konsideronte nënën e tij e kishte gjyshe. Babai i vëretë i Nicholson ishte një i alkolizuar, që e braktisi June pak pas lindjes, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. 
 JACK NICHOLSON
 
8. Justin Bieber
Bieber ka lindur në vitin 1994 në Londër. Nëna e tij mbeti shtatëzënë me të kur ishte vetëm 18 vjeç. Justin ështe rritur vetëm më nënën e tij, por ka pasur gjithmon raporte të mira më të jatin. 
JUSTIN BIEBER 
 
9. Selena Gomez
Dhe ish e fejuara e Bieber-it, Selena Gomez, është bija e një nëne single dhe adoleshente. Ajo e ka lindur Selenën kur ishte vetëm 16 vjeç.
selena gomes

 
10. BARAK OBAMA
Presidenti i parë afro – amerikan i SHBA-ve, ka lindur në Honolulu në vitin 1961, dhe është biri i një çifti të ri studentësh. Kur mbeti shtatëzënë me Barack, nëna e tij ishte 18 vjeç, dhe babai pak vite më shumë. Në vitin 1963, prindërit e Obamës ndahen. Nëna e tij rimartohet dhe shkon më presidentin e ardhshëm të jetojë në Giacarta, bashkë më burrin e ri. Barack aty frekuenton shkollën  fillore, për tu kthyer më pas në Hawaii në vitin 1971. Pjesa tjetër, është histori ndërkohë.
 
 barack obama

barack obama

barack obama

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
( o.b/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë