Fëmijët që hanë thonjtë,
çfarë t’u bëjmë

Fëmijët që hanë thonjtë, <br />çfarë t’u bëjmë
Ngrënia e thonjve është një shqetësim i përditshëm, si për të vegjlit ashtu edhe për të rriturit. Por sidomos për të vegjlit, prindërit kërkojnë zgjidhje nga më të ndryshme që të arrijnë të shpëtojnë thonjtë e vegjëlve të tyre, në mënyrë që të mos u kthehet në ves.

Gjyshet tona ta zëmë, na i bënin thonjtë me spec djegës. Ndonjëherë kjo metodë edhe funksiononte, por në ditët e sotme ka solucione më pak djegëse. Më shume se zgjidhje, kur fëmijë do të tentojnë të hanë thonjtë do të përballen me pasojat. Në shumicën e rasteve, ngrënia e thonjve tek fëmijët tregon një ankth, siklet dhe nervozizëm.

Si duhet të sillemi pra kur fëmijët i hanë thonjtë? Para së gjithash është më mirë mos t'i bërtisni fëmijës dhe mos ta dënoni sepse gjithsesi fëmija do ta bëjë këtë gjë fshehurazi. Ndërsa po i bërtitët fëmijës mund t'i shkaktojë akoma më shumë stres dhe ankth dhe i vogli do të gjejë qetësi tek ky ves. Në përgjithësi duhet kushtuar vëmendje se cilat kontekste e bëjnë

fëmijën tuaj të praktikojë këtë ves. Mbase janë pikërisht situatat e pakëndshme që gjenerojnë këtë sjellje.

shkrimi u publikua ne gazeten Shqiptarja.com, date 1 nentor
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”