Fëmijët romë në Korçë pa tekste
shkollore, në Tiranë nisi sot shpërndarja

KORÇE- TIRANE- Fëmijët e komunitetit romë dhe egjiptianë në qytetin e Korcës,ndryshe nga të gjithë bashkëmoshatarët e tyre e kanë nisur ditën e parë të shkollës pa libra, fletore dhe mjetet e tjera shkollore.Kamera e A1 Report ka ndjekur nga afër ditën e parë të mësimit në shkollën 9-vjecare”Naim Frashëri”,aty ku mësojnë 317 fëmijë të këtij komuniteti. Ashtu si një vit më marë edhe këtë vit nxënësit e kësaj shkolle,të gjithë të komunitetit rom dhe egjiptianë nuk kanë patur fatin të kenë në dorë mjetet e nevojshme shkollore.

Nga drejtori i shkollës Sotiraq Bica mësohet se këtë mëngjes ka mbërritur vetëm një kontigjent fare i vogël i teksteve, por që kursesi nuk mund të plotësojë të 317 nxënësit. Kjo vonesë argumentohet prej drejtuesit të këtij institucioni arsimor me zvarritjen nga distributorët e librave. Ndërkohë nxënësit e këtij komuniteti ndërsa pohojnë mungesën e teksteve shkollore shprehen se do ta braktisin shkollën nëse librat nuk mbërrijnë. Nuk është hera e parë që nxënësit e shkollës 9-vjecare”Naim Frashëri”,përballen me këtë problem, i cili ka krijuar jo pak vështirësi dhe për stafin pedagogjik.

TIRANE: NE SHKOLLEN BAJRAM CURRI NISI SOT SHPERNDARJA

Edhe në Tiranë në shkollën “Bajram Curri” 400 fëmijë të këtij komuniteti nuk kishin marrë ende librat. Zv ministri i Arsimit Halit Shamata deklaroi se i kemi siguruar tekstet shkollore për këto fëmijë dhe nisi shpërndarja e tyre. Një nënë e cila kishte dy fëmijët e saj në këtë shkollë tha se nuk kishte marrë ende librat por që sot kishte ardhur për tu interesuar dhe do pajisej me to. Sipas një vendimi të qeverisë fëmijët e këtij komuniteti do të marrin librat shkollorë falas.

Kryetari i bashkisë Lulzim Basha i cili ndodhej në shkollën “Jeronin Derada” pyetur në lidhje me integrimin e fëmijëve romë në shkollë tha se “bashkia ka nxitur familjet që të regjistrojnë fëmijët në shkollë. Mbi 300 nxënës të këtij komuniteti u regjistruan këtë vit.”

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ulja e çmimit të energjisë elektrike, Rama: Për 3 vite do e bëjmë Shqipërinë vend me sovranitet energjitik

Ulja e çmimit të energjisë elektrike, Rama: Për 3 vite do e bëjmë Shqipërinë vend me sovranitet energjitik