Erisi vetëm dy vjeç ka vdekur si pasojë e lijës së ujit. Nëna e Erisit tregon se shkuan në Gjermani për të pasur një jetë sa më të mirë, por tani ajo i është kthyer në ferr. Gjithashtu ajo shton se kushtet në kampet e Gjermanisë janë të tmerrshme dhe kjo ndikoi në vdekjen e djalit të saj. “Në fillim ai kishte temperaturë, pastaj kishte dhimbje këmbësh dhe më pas vdiq’’, tregon Arjeta, nëna e Erisit.
Ajo kishte kërkuar ndihmë edhe në spital, por mjekët gjermanë e kishin neglizhuar si rast. Në spital, djalin 2 vjeçar e diagnostikuan me lijën e ujit dhe i dhanë dhe një krem për ta mjekuar, por pa asnjë efekt.
Në fund Arjeta thotë se jeta në kampet e Gjermanisë është e vështirë. Ajo frikësohet se mos kjo gjë u ndodh edhe fëmijëve të tjerë pasi kushtet higjenieke janë në nivelin zero.
(k.b/shqiptarja.com)
