Një fillim jo i mirë i Nico Rosberg i dha mundësinë shokut të tij të skuadrës, Hamilton të siguronte një fitore të qetë në Hockenheimring.
Pas britanikut, u renditën Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, të dy të Red Bullit, duke lënë në vend të kartët gjermanin Rosberg.
Një garë zgënjuese ishte për dy pilotët e Ferrarit, Vettel dhe Raikkonen të cilët nuk mundën të ngjiteshim më shumë se në vendin e 5 dhe të 6.
Kjo fitore kjo e ngjit britanikun në krye të klasifikimit për pilotë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Rosberg me 19 pikë diferencë.
“ Unë bëra një nisje shumë të mirë, nuk bëra asnjë gabim dhe jam shumë i lumtur që fitova sot”- u shpreh Hamilton nga podiumi.
Hamilton duke festuar Çmimin e Madh të Gjermanisë së bashku me Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo
Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)