FA në gatishmëri në raste zjarri, Xhaçka apel qytetarëve: Të bashkëpunojnë, që të shmangim pasojat

FA në gatishmëri në raste zjarri, Xhaçka apel qytetarëve: Të bashkëpunojnë, që të shmangim pasojat

Ministrja e Mbrojtjes,Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një statusi ka bërë me dije se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë që mund të vijë nga shkaqe natyrore.

Sipas Xhaçkës, Drejtoria e Emergjencave Civile ka qenë këto ditë në kontakt të drejtpërdrejtë me specialistët e Emergjencave Civile në Prefektura, me bashkitë e qarqeve dhe me pika të tjera të kontaktit në nivel qendror dhe vendor.

Në fund të statusit të saj, ministrja i ka bërë apel qytetarëve, të bashkëpunojnë, që të shmangim pasojat që mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme, veçanërisht në këto ditë të nxehta si edhe të rrisin përgjegjësinë e tyre individuale.

Çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo me paramendim ndëshkohet me ligj.

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Këtë verë Forcat e Armatosura kanë rritur edhe kapacitetet për shuarjen e zjarreve duke pajisur helikopterët Cougar të FA me kova 2500 litër për shuarjen e zjarreve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja