FA në gatishmëri të plotë në ndihmë të popullsisë së përmbytur në rajonet jugore të vendit


TIRANË, 2 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Forcat e Armatosura të Republikës së Shqiperisë, bazuar në kërkesat e Prefekturës së Vlorës, Berat, Gjirokastër, Fier dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, janë të angazhuara në ndihmë të popullsisë së përmbytur në rajonet jugore të vendit.
Në fshatin Novoselë, Vlorë, FA janë të pranishëëm me trupa dhe automjete transporti. Forcat e armatosura kanë kryer evakuimin e personave, Ura Vajgurore: 12 familje me 15 persona Poro, Vlorë: 118 persona dhe disa automjete civile, Akërni, Novoselë: 3 familje me 27 persona, Fitore, Novoselë: 6 familje me 25 persona. Gjithsej te evakuar 222 persona  dhe disa mjete civile.
Operacion zhbllokim rrugësh nacionale: Zhbllokim i rrugës nacionale Gjirokastër Kakavij; Riparim ure ne qytetin e Permeti; Transport ndihmash ushqimorë në fshatin Noveselë; Transport i forcave të rendit në fshatrat Hoxharë dhe Levan, Fier.
Krahas operacioneve të evakuimit dhe zhbllokimit të rrugëve, Forcat e Armatosura gjatë ditës së sotme janë angazhuar edhe në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë.
Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të gatishmëri totale me kapacitete njerezore mbi 250 në terren me mjete transporti 30 copë, mjete ajrore: 1 helikopter, mjete transporti ujor, motobarka dhe gomone. /a.ke/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve