MANZË- Efektivë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Manzë.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruan se 100 fëmijë, banesat e të cilave u janë shembur nga ajo lëkundje tragjike, kanë marrë shumë dhurata, por dhe shumë dashuri nga Forcat e Armatosura.
"Forcat e Armatosura pranë komunitetit në ditë të mira e të vështira! Efektivë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes rikthyen buzëqeshjen në fytyrat e rreth 100 fëmijëve të prekur nga tërmeti në Manzë. Me rastin e Vitit të Ri, shpërndanë dhurata dhe shumë dashuri për fëmijët e zonës", shkruan Xhaçka.