Trajneri i Rusisë, Fabio Capello ka analizuar kampionatin botëror të Brazilit pas eliminimit të ekipit të tij. Italiani e ka nisur analizën me ekipet e eliminuara, Spanjën dhe Italinë. “Fati nuk ishte me Spanjën këtë herë, jam habitur shumë nga largimi i tyre i shpejtë.
Megjithatë eliminimi nuk erdhi për fajin e Del Boskues, ai duhet të vazhdojë sepse është trajneri i duhur për këtë kombëtare. Për Italinë mund të them se i mungoi shpejtësia në lojë. Në këtë Botëror nuk arritëm të shikonim futbollin e vërtetë italian” tha ai. Më pas Capello ka komentuar Brazilin.
“Ky ekip ka dëshirë, forcë dhe cilësi, Neymar është lojtari që bën diferencën, por këtë botëror ka humbur spektaklin në fushë. Përsa i përket deklaratave të Skolarit për komplot kundër Brazilit, mendoj se janë broçkulla” shtoi italiani. Në fund, Capello e mbyll me një deklaratë për ekipin e tij që u eliminua në fazën e grupeve. “Rusisë i mungoi shpejtësia në lojë, në eliminim ndikoi edhe vendimii arbitrave” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com