Fabius: Ka një zgjerim të veprimeve ruse kundër ISIS-it në Siri

/ATSH-AFP/ - Ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius bëri të ditur sot se ka një "hapje" në pozitën e Rusisë në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS), ku ajo ka nisur sulmet ajrore kundër bazave terroriste me përfshirjen tashmë edhe të palës franceze.
"Ka një hapje, nëse mund të shprehemi në këtë mënyrë të palës ruse, ne besojmë se ajo është e sinqertë dhe duhet të bëhemi bashkë me të gjithë forcat tona kundër Shtetit Islamik, deklaroi Fabius në radion France Inter.
"Ndërsa presidenti Putin ka propozuar një koalicion të zgjeruar për të vepruar në Siri, që prej fillimit të muajit shtator. Ne kemi deklaruar, presidenti François Hollande dhe unë gjithashtu, në OKB se ky ishte një qëndrim i drejtë me kusht që Rusia të veprojë kundër Daech-it (akronim arab i ISIS) dhe jo kundër islamikëve të moderuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës