Fabrikimi i frikës nga Albin Kurti

Fabrikimi i frikës nga Albin Kurti

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti i tha gazetës The Guardian se: ‘Nëse hiqen barrikadat e bandave serbe në Veri – do të ketë viktima’.

Prandaj, nuk po i heqin barrikadat – për të mos pasur viktima. Më mirë gjallë e me barrikada.

Kushdo që e ka një dëshirë në Kosovë, e vendos një barrikadë, kërcënon me vdekje dhe i plotësohet dëshira.

– Pasi e parashikoi vdekjen e sigurtë të dikujt sherri i barrikadave, Kryeministri tha se megjithatë ‘nuk do të lejohen edhe shumë gjatë barrikadat’.

Pra, vdekja nuk mund të shtyhet në pafundësi.

Shtyjë targat legale.

Shtyjë zgjedhjet lokale.

Shtyje vdekjen.

– Veç shqiptarëve ua shkatërroi jeten ‘me kohë’.

– Kamionëve u ka dhënë fuqi atomike dhe kuptim okult barrikadave dhe ky mistifikim e ka rritur shqetësimin se kushdo që i prek ato barrikada – do të vdes.

Prandaj, askush nuk po i lëviz kamionët misterioz.

Komandanti i KFOR-it ka shkuar sot në Beograd, për t’i lutur kriminelët serbë të vetëdijësohen dhe të pendohen.

– Kryeministri po e përgatit popullin e tij se: më mirë Zajednicë se sa vdekje. Krejt do të pajtohen se vdekja është më e keqja.

Veriun po e paraqet si ‘varr’ për shqiptarët, për policët dhe për ushtarët.

Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla (bashkë me bandat serbe) po e rrisin problemin e barrikadave dhe po e bëjnë të duket më i madh se që është.

Xhelal Sveçla veç rusë po sheh dhe për ta bërë situatën tragjike, kur flet për Veriun, përdorë shprehje të mëdha, si: po ndodh lufta hibrido-ruse – thotë.

Tuta në Veri është duke u prodhuar dhe fabrikuar nga qeveria Kurti dhe nga Aleksandër Vuçiq.

Në mënyrë që kur të dorëzohet, Albin Kurti do ta bëjë këtë për hir të parandalimit të viktimave. Sevap e ka.

P.S. E ju, depotë e armatimit dhe barkun e bandave kriminale serbe i mbushni duke blerë zalloga të Serbisë.

Kurse, qeveria Kurti (me paret tona), natën ua bën ditë (dritat ua paguajmë ne – që kur të na ‘vrasin’ të na qëllojnë me të parën).

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 20/12/2022 17:24

    Tè jesh shqiptar dhe tè lexosh "bèmat e Kimeteve", èshtè edhe mè keq sesa tè dègjosh britmat e bandave serbe qè kèrkojnè vdekjen e shqiptarève. Ata, e thonè qartè se cilès anè i takojnè. Nuk pret gjè tjetèr prej tyre, ndaj pèrgatitesh pèr pèrballjen finale. Po Kimeteve ç,tu thuash? Kimetet, ngelèn pa biberon korrupsioni nè gojè, qysh kur erdhi Albin Kurti. Ai, ua prishi lojèn, Kimeteve dhe atyre qè ngrenè barrikada sot. Nuk ka kontrabandè mè pèr kriminelèt serbè,,,,nuk ka para kontrabande qè paguante Kimeten dhe buzèkuqèt e saj, direkt apo indirekt. Ndaj "kuptojini" Kimetet shqipfolèse. Duan biberonat,,,Albini ua ka marrè. Ngri edhe ti barrikadèn tènde, Kimete. Fajin,,natyrisht qè e ka Albini.!!!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/12/2022 14:04

    Kimete moj kimete,sa shperblim do per vete???? Hajt kimete,merrre me vete edhe ket shperblim te majm nga babloku tironës shqiptare. Ka lezet ķshtu kimete rafmete..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar