SHBA - Rrjeti social Facebook padyshim i ofron të gjithëve shumë përfitime. Një nga shumë përfitimet e Facebook është që i bën njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin nga e gjithë bota.
Por, kjo gjë la dhe aspektet e saj negative. Në vend që t'i bëjë njerëzit më të hapur, i bën të kenë një jetë shoqërore më të vështirë. Hulumtuesit nga Arizona studiuan se si njerëzit reaguan kur u takuan ballë për ballë pasi kishin komunikuar më parë online.
Ata zbuluan se pas takimit nga afër, personat kishin tendencën të ishin në ankth dhe më të shqetësuar.
Në studimin që u realizua nga kërkuesit, u testuan 26 studentë, femra dhe meshkuj.
Në fytyrën e studentëve u vendosën elektroda për të matur reagimin e tyre kur takoheshin ballë për ballë me personat që kishin biseduar në Facebook. Studentëve më parë iu paraqitën fotot e këtyre personave.
Pasi u takuan nga afër, u vu re që personat që po studioheshin patën rritje të ankthit dhe të stresit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com