Facebook mund të ndalohet nga
BE për fëmijët...pa lejen e prindërve

Facebook mund të ndalohet nga<br />BE për fëmijët...pa lejen e prindërve
Bashkimi Europian po hedh një hap të rëndësishëm sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale nga minorenët. 

Një akt i ri normativ i Këshillit të Europës mund t`i ndalojë minorenët nën 16 vjeç të kenë akses në Facebook, whatsapp, instagram apo rrjetet të tjera, Nga kjo masë mund të shpëtojë vetëm minorenët të cilët marrin pëlqimin e prindërve për të shfrytëzuar këto rrjete sociale. 

Për industrinë një skenar i tillë do të ishte dramatik, pasi bëhet fjalë për një grupmoshën më të rëndësishme për gjeneratën e rrjetit, e që për më tepër e lidh shfrytëzimin e internetit me rrjetet sociale. 

Akti normativ që parashikon rritjen e moshës minimale nga 13 në 16 vjeç për të pasur të drejtën e regjistrimit në secilën prej platformave digjitale, do të votohet nga Parlamenti Europian më 17 dhjetor. 

Në rast se të tre komisionet përgjegjëse, ai i të drejtave civile, i drejtësisë dhe çështjeve të brendshme do të jepnin pëlqimin për aktin e ri normativ, atëherë me shumë gjasa rregullat e rinj do të ratifikohen në ditët e para të vitit 2016, me detyrimin për vendet anëtare që të implementojnë rregulloren e re brenda dy viteve të ardhshme.


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot