Facebook ndalon shitjen private të armëve në rrjetet sociale .Kjo u njoftua nga rrjeti social Facebook duke vënë në dukje se ndalimi përfshin shitjet mes individëve, por jo nga shitësit e autorizuar.
Përdoruesit individualë nuk do të lejohen më të reklamojnë armë në Facebook dhe Instagram.
Facebook ka ndaluar tashmë shitjen e armëve pa kontroll të identitetit, por rregullat e reja synojnë të ndalojnë tregtinë e armëve mes individëve.
Megjithatë, bizneset do të mund të reklamojnë armët e tyre në Facebook dhe Instagram. Lëvizja vjen tre javë pasi presidenti amerikan Barack Obama publikoi masat shtrënguese mbi blerjen e armëve.
Veprimet ekzekutive të presidentit Obama përfshijnë kontrollin e të dhënave bazë për të gjithë shitësit e armëve dhe nevojën që shtetet të sigurojnë informacion mbi personat e pakualifikuar për blerjen e tyre për shkak të sëmundjeve mendore apo dhunës në familje.
Ndryshimi i rregullave e vendos shitjen e armëve nën të njëjtat kufizime të vendosura nga Facebook edhe për ilaçet dhe medikamentet ilegale.
“Facebook, ishte kthyer në një platformë online për armatosjen e personave të rrezikshëm”, deklaroi Shannon Watts, përfaqësuese e një grupi kundër përhapjes së armëve.
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com