Veçoria e re do t’iu mundësojë përdoruesve të mos shohin postimet e dikujt pa pasur nevojë ta fshijnë nga lista e miqve, apo t’ia bëjnë “bllok” dikujt. Për shembull, nëse keni parë shumë postime politike nga një person dhe ju pengojnë ato mund ta largoni përkohësisht nga faqja kryesore në Facebook “News Feed”, shkruan “TechCrunch”.
Facebooku ka theksuar se kur “Snooze” është në fazën e fundit të skadimit, përdoruesi do të njoftohet nëse dëshiron që t’ia mbyllë postimet personit të caktuar sërish, transmeton Albinfo.ch. Përditësimi tashmë ka nisur të shpërndahet te përdoruesit e rrjetit social.
d.c./shqiptarja.com









