KORÇË- Personi U.M. 51 vjeç banues në Sovjan, duke drejtuar një mjet tip fadromë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikollare.
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës e më pas u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Nuk dihen shkaqet pse automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor po punon akoma për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento