Fadromat e Bashkisë Dimal shkojnë për t’i shembur ndërtesën, tensione me IKMT-në dhe policinë, pronari: Kam certifikatë pronësie

Një konflikt për pronën mes inspektorëve të IKMT-së dhe pronarëve të një banese, ka ndodhur sot në fshatin "Poshnje" në Urë-Vajgurore. Bashkia Dimal ka dërguar për prishjen e një prone punonjësit e IKMT, pas një vendimi të marrë në mbledhje e Këshillit Bashkiak për lirimin e hapësirave publike. Mbërritja e fadromave për prishjen dhe e forcave të shumta të policisë ka irrituar pronarët e banesës, të cilët janë konfliktuar me ta, duke mos lejuar prishjen.

Pronari i banesës 3-katëshe, Petrit Baho ka deklaruar se e gjithë banesa e tij 3-katëshe është e pajisur me certifikatë të rregullt pronësie dhe bashkia Dimal nuk i ka bërë asnjë njoftim për prishjen. Baho ka deklaruar se konflikti mes tij dhe bashkisë Dimal vijon prej muajsh dhe se ai është në proces gjyqësor me bashkinë, të cilën e ka paditur për shkeljet që ka bërë me pronën e tij.

Sipas Bahos, vendimi që ka marrë bashkia Dimal për prishjen e gjithçkaje që ai disponon me certifikatë pronësie edhe përreth banesës, është vendim i paligjshëm që i bëhet .

Përfaqësuesja ligjore e Petrit Bahos, avokatja Flutura Eski, shprehet se, bashkia Dimal po vepron në kundërshtim të plotë me ligjin për aq kohë sa çështja penale për truallin dhe gjithçka përreth banesës së Bahos, që pretondohet se është pronë e bashkisë, është në gjykim.

"Deri sa të shprehet Gjykata e Rrethit Berat në lidhje me pretendimin e bashkisë Dimal për pronësinë mbi pronën e Petrit Bahos, bashkia Dimal nuk ka asnjë të drejtë ligjore të ekzekutojë një vendim për prishje. Bashkia po vepron në mënyrë arbitrare dhe inspektorët e IKMT-së nuk u kanë dorëzuar pronarëve të banesës asnjë vendim për prishje", ka thënë avokatja Flutura Eski.

Të pyetur në lidhje me këtë vendim të marrë nga bashkia Dimal, inspektorët e IKMT-së kanë pohuar jashtë kamerave se muret rrethuese porta hyrëse dhe veranda e banesës janë pronë e bashkisë. Sipas tyre, Petrit Baho ka në pronësi të tij vetëm 97.6 metër katror truall + ndërtesë, ndërsa pjesa tjetër i përket bashkisë.

Ata kanë deklaruar se, prishja po kryhet për lirimin e hapësirave publike, në këtë rast për ta kthyer në lulishte për fëmijët e kopshtit Poshnje, që ndodhet ngjitur me banesën e Bahos.

Petrit Baho dhe bashkëshortja e tij janë vendosur përpara portës hyrës të shtëpisë dhe nuk kanë lejuar fadromën e IKMT-së ti afrohet banesës, duke u konfliktuar me ta. Të gjendur përpara rezistencës së pronarëve të banesës, avokates së pronarit Petrit Baho dhe mediave, inspektorët e IKMT-së nuk e kanë vijuar prishjen në këtë zonë.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 26/11/2020 17:12

    PRISHNI 17 MILION NDERTESA SHPELLARESH O EDI RAMA,,,SE NA E SHEMTUAN KETE VEND TE BUKUR...

    Përgjigju
  • Raku: 25/11/2020 17:13

    Haha, e kisha haru qe ura vajgurore quhet dimal tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore