Filmi dokumentar për Bekim Fehmiun që ka për regjisor Vitori Çelin, prodhim i Kinostudios në vitin 1972 dhe libri monografik i Fahri Mysliut janë prezantuar në shenjë nderimi për aktorin kosovar me famë botërore.
Bekim Fehmiu është u përkujtuar nëpërmjet një aktiviteti me intelektualët e Shqipërisë e Kosovës dhe kienastët e huaj sot në Akademinë e Filmit – Marubi.
Autori i monografisë Fahri Mysliu pohon se në botën shqiptare Bekim Fehmiu nuk ka marrë ende vlerësimin e duhur.
“Bekim Fehmiu nuk njihet ende ne botën shqiptare. Dihet që kur erdhi në Shqipëri në vitet ’70, Bekim Fehmiu ndiqej nga Sigurimi i Shtetit, dhe sigurimi i Shtetit e pengoi që të luante filmin “Skënderbeu”. Bekim Fehmiu ka mbetur në harresë edhe për faktin se ai ishte bukur fort kundërshtues i diktaturës”, pohon Fahri Mysliu.

Aktivitetet në nderim të Bekim Fehmiut nisën me shfaqjen e filmit “Bekim Fehmiu në Shqipëri”, ku spikasin takimet e tij me njerëz e artit e kulturës si dhe udhëtimet nëpër qytetet më të bukura shqiptare.
Kineasti i njohur amerikan Bruce Williams pohon se Bekim Fehmiu ishte një aktor unik që i përket kinemasë shqiptare, ballkanike dhe asaj botërore.

Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010, por autori i monografisë Fahri Mysliu pohon se nuk duhet cilësuar si një mister i pazbardhur vdekja e tij.
Nuk ka asnjë mister, ishte një vetëvrasje, me skenar të realizuar nga vetë Bekim Fehmiu”, pohon Fahri Mysliu, i cili shton se arsyeja e vetëvrasjes ka qenë se “ai ishte shumë i sëmurë, kishte pësuar një goditje në tru, dhe ngaqë nuk e duronte dot këtë gjendje të rëndë shëndetësore, zgjodhi këtë rrugë që të mos iu bëhej barrë njerëzve të dashur në Shqipëri”, tha Mysliu.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO