HUNGARI - Autoritetet e drejtësisë Hungareze i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së bëra nga prokuroria e Tiranës, duke sjellë në Shqipëri përgjigjen e një banke në të cilën janë depozituar plot 900 mijë dollarë në emër të djalit të ish-adminsitratorit të firmës piramidale "VEFA" Vehbi Alimuça. Letërporosia ka mbëritur pak ditë më parë në ambjentet e prokurorisë së Tiranës, ku pas përkthimit të saj nga ana e ministrisë së Drejtësisë ka rezultuar se shuma që pretendon prokuroria se rrjedh si rezultat i veprimtarisë kriminale të Alimuçës,është si pasojë e interesit banker dhe disa derdhjeve kesh të depozituara në llogari. Duke ju referuar burimeve pranë prokurorisë së Tiranës, mësohet se përmbajtja e përgjigjes bankare nënvizon se nga depozita prej 10 mijë dollarë, nëpërmjet këstit të interesit dhe disa prej derdhjeve të bëra gjatë një periudhe dhjetë vjeçare është arritur që kjo llogari bankare të ritet në plot 900 mijë dollarë. Ndërsa personi që ka bërë këto derdhje, sipas përgjigjes së letërporosisë është djali i Vehbi Alimuçës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga ana e prokurorisë. Pavarësisht kësaj përgjigje, ajo për të cilën tashmë prokuroria ka ngritur pikëpyetje është pamundësia rrtjes së shumës së dollarëve ga 10 mijë, në një shifër astronomike rej 900 mijë dollarëve.

VAZHDIMI I HETIMEVE
Duke mos u bindur nga përgjigjia e kthyer nga banka, prokurorët kanë vendosur të vijojnë hetimet rreth kësajçështje, ku pritet që shumë shpejt të marin në pyetje sërisht djalin e Vehbi Alimuçës si dhe vetë këtë të fundit. Kjo për shkak se ekzistojnë dyshimese shuma prej 900 mijë dollarëve rrjedh si rezultat I përfitimeve që Vehbi Alimuça ka pasur nga kompania piramidale "Vefa Holding Grup".
Këto dyshime ende nuk janë provuar me fakte konkrete, por sipas prokurorisë së Tiranës në bazë të ligjit të ri"Antimafia", çdo dyshim i arsyeshëm shërben për të filluar hetimet rreth mënyrës së pasurimit të shtetasve. Momentalisht hetimi rreth kësajçështje është duke vijuar, ndërkohë që dollarët e bllokuar ndodhen jashtë shtetit. Në rast se çështja do arijë të shkojë në gjykatë dhe togat e zeza të vendosin për konfiskimin e tyre e kalimit në buxhetin e shtetit, atëherë do jetë një studio përmbarimore e huaj ajo që do kontraktohet për të kryer ekzekutimin e vendimit të gjykatave shqiptare. Sipas Prokurorisë, Alimuçaj duhet të vërtetojë para hetuesve dhe burimin e ligjshëm të të ardhurave. Nëkuadër të këtij hetimi, prokuroria do të sekuestrojë çdo pronë, pasuri apo llogari bankare që do të zbulojë në emrin e Vehbi Alimuçajt apo personave të tjerë, me të cilët do të vërtetohet se ka pasurlidhje. Alimuçaj është dënuar nga drejtësia shqiptare si njeriu që ngriti kompaninë piramidale "Vefa Holding Grup", nga e cila humbën paratë e tyre mijë qytetarë shqiptarë.

(aq/shqiptarja.com)