Fake news për tërmetin, Braçe: Portali kriminal Syri.net do të përballet me fuqinë 8 ballë të ligjit (VIDEO)

TIRANE-Zv/ kryeministri Erjon Braçe deklaroi se portali Syri.net që dha lajmin e rremë mbrëmjen e djeshme se do të kishte një tërmet në orën 23:30 me magnitudë 6 ballë, do të përballet me fuqinë e ligjit 8 ballë. Numri dy i qeverisë theksoi se gjithcka është bërë me qëllimisht nga ky portal. Braçe u shpreh se siguria publike u sfidua dje në kufijtë e kaosit nga një rrjet i prodhimit dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme me qëllim.

"Dje shoqëria shqiptare, siguria publike dhe kombëtare, ligji penal, u sfidua, u kërcënua, në kufijtë e kaosit, me dhunë dhe plaçkitje të mundshme nga lajmi i rremë i fabrikuar qëllimisht nga Syri.net, media online, shembull i gazetarisë së njëanshme, kriminale, politike dhe të kapur.

Por kërcënimi serioz i rendit kushtetues, sigurisë publike dhe kombëtare kërkon të njëjtën vendosmëri për t'u përballur ligjërisht me lajmet e rreme, prodhuar në media dhe shpërndarë nga një rrjet kriminal dhe që dje shkaktoi panikun më të madh që mund të kishte pasoja shumë të rënda për jetën e qytetarëve dhe pronën. Cdo gërmë në atë lajm ishte e qëllimshme dhe ishte e rreme. Referimi në Top Channel me sizmologun grek, që për fat të keq po kërkon të bëhet protagonist ishin të rremë. Cdo gërmë ishte e paligjshme për lënien e shtëpive, por edhe pse jo rrezikimin e njerëzve në rrugë.

Autorët e këtij lajmi të rremë dhe zotëruesit e këtij rrjeti kriminal të përhapjes së ketyre lajmeve të përballen me ligjin me fuqinë 5.8 ballë me itensitet 8 ballë dhe me tregues nxitjeje 0.375 g. Të bëjnë ctë duan të sajojnë alibinë e asaj që ndodhi, cdo gjë është e faktuar. Forca e ligjit do i japë fund këtij fenomeni njëherë e mirë. Loja me lajmet e rreme që kërcënon jetën e qytetarëve do të marrë fund tani ligjërisht edhe për një arsye tjetër, për t'i dhënë lirinë qytetarëve të marrin informacion e duhur. Askush nuk do të ketë ndërmend lotët e përpëlitjet e foshnjeve në shkallët e pallateve, apo në makinat e prindërve.

Nuk kam ndërmend të fal ankthin e prindërve. Kush nga këta që mendon se cudia më e madhe zgjat tre ditë apo që do i dalë për zot cilindo politikan madje edhe ai që për 30 vite ta poshtërojë këtë popull duke ngjallur frikë dhe panik, do të përballet me ligjin deri në fund dhe do të marrin atë që meritojnë" tha Braçe. Pas publikimit të lajmit të rremë që terrorizoi qytetarët mbrëmjen e djeshme policia shoqëroi për të marrë në pyetje kryeredaktorin e portalit Syri. net Artan Cena, por edhe gazetarët Aurel Rakipllari, Ermal Rizain dhe Gelsi Bakollarin. Gjithashtu u shoqërua edhe gazetarja e Shekullit, Daniela Grica.

Më pas Erjon Braçe u ndal te situata në terren duke theksuar se qeveria është në gatishmëri dhe në terren pranë qytetarëve për t'u ardhur në ndihmë për problemet që kanë pas tërmetit. "Pra duke shkuar te njerëzit dhe duke u shërbyer. Ende pa u bërë 48 orë nga tërmeti. Dua t'u konfirmoj se rrugët janë të aksesueshme dhe të sigurta, urat dhe të tjera vepra arti. E gjitha infrastruktura e ujësjellës kanalizimeve është e sigurt. Po shërbehet me ujë cdo qytetar dhe sipërmarrje si zakonisht. Edhe infrastruktura energjetike është e sigurt në zonat urbane dhe rurale. E gjithë infrastruktura shëndetësore është e aksesueshme. Po ashtu edhe infrastruktura arsimore. Pas verifikimit në cdo cerdhe, kopësht dhe shkollë. Në ato që janë mbyllur transporti do të jetë pa pagesë. Infrastruktura sociale po ashtu është e garantuar. Rendi dhe siguria, ushtria dhe policia është në gatishmëri për të përballuar jo vetëm detyrat e përditshme, por edhe të tjera që kanë të bëjnë me tërmetin dhe garancitë e shtuara për qytetarët.

Pra shteti në nivel qendror dhe vendor po shërben me të gjithë fuqinë e tij. Nuk ka asnjë element të kaosit, kakofoinëse, janë të gjithë në punë për detyrat që kanë nga zyrtari i parë te i fundit. Kryeministri është në krye të qeverisë dhe të punëve, madje shumë më tepër se cdo palaco dhe sehirxhi. Kryeministri po udhëheq këtë proces edhe atë tjetër, afat mesëm që ka të bëjë me reflektimin tonë kundrejt të gjithë pasojave të kësaj. Ministrja e Mbrojtjes, një super grua, nënë që pavarësisht se gjendjes po sjell në jetë një tjetër vajzë ka qenë në funksion të përballimit të cdo emergjence. Ministrja e Infrastrukturës po verifikon cdo banesë që garanton sigurinë e këtyre objekteve. Ministrja do të drejtojë të gjithë punën për një studim të plotë të tipologjisë së dëmit të shkaktuar nga tërmeti.

Po përgatisim aktet që brenda 48 orëve të lehtësojmë procesin e lejes për objektet e dëmtuara dhe clirimin nga taksat, vecanërisht për ato familje që kanë shprehur vullnetin për t'i rindërtuar vetë. Ministri i Shëndetësisë, Arsimit, Mjedisit dhe të tjerë do të mbulojnë shërbimet e domosdoshme të sektorëve në kushtet e normalitetit edhe në zonat që u goditën. Policia ka 48 orë që është në gatishmëri numër një për t'iu përgjigjur cdo ngjarje në cdo cep të territorit. IGJEUM, do të vijojë që të jetë zëri zyrtar i shtetit për cdo ngjarje. Është profesional, autoritar, shkencor, i përgjegjshëm jo vetëm në monitorimin e situatës por për cdo fenomen tjetër me të cilin qytetarët përballen.  Jemi të organizuar të qartë dhe të përgjegjshëm, kështu do të vijojmë. Atyre që u ka bërë përshtypje prezenca jonë në territori, secili nga ministrat mbulon një pjesë të territorit që është goditur nga tërmeti. Deputetët kanë një territor të caktuar që po e mbulojnë" përfundoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 23/09/2019 17:02

    Shtet kellire....merruni me gjera serioze se ka plot per tu marre!

    Përgjigju
  • Tini: 23/09/2019 16:32

    Ik o Brace spurdhjaku,s’jeni nga ata ju.. nuk ka me dizinformus nga ai pisi Cim Peka qelbesire komplet ngaterrojne dynjane.. pak halle ka ky popull njesoj jeni te gjithe mjere ne

    Përgjigju
  • LORA: 23/09/2019 16:32

    Jam duke pritur Brace djali ndeshkimin ekzemplar dhe te merituar te kesaj vepre kriminale dhe antikombetare. Nese ky ndeshkim do vonoje,,,soji kriminal i peka-ve do t'i beje gjemen Shqiperise sone.

    Përgjigju
  • Beni: 23/09/2019 16:31

    Ska nevoj per burge. Thjeshte padi civile me nga $1000 dolarr demshperblim moral edhe fizik per mashtrim edhe panik, se burgu ska vler, edhe flasim bashke!!! Le te dali nga burgu edhe per 1 ore po te doje.

    Përgjigju
  • sapa: 23/09/2019 16:25

    Nuk i prish kujt Fakenews por perpiquni te filloni te beni shtet se jeni shekuj larg!Thashethemet kane qene dhe do jene dhe si prishin pune kujt.Ky eshte nje justifikim per te terhequr vemendjen nga problemet kryesore se natyres nuk ka cfare ti beje askush!Mire qe nuk thoni qe e ka sjelle termetin Saliu!Po te ishte e mundur edhe ate do e benit!

    Përgjigju
    • BENI: 23/09/2019 17:19

      Paniku eshte krim, edhe paguhet sa frengu pulen edhe nuk eshte thashethem. Lexo ndonjeher se te ben mire per intelektin!!!

    • Sapun: 23/09/2019 16:40

      Po moter ke o xhaxh?

  • Termeti: 23/09/2019 15:49

    Kapini futini nganje dru te mire dhe kalbini brenda qe te mos e marrin kurre me veten.

    Përgjigju
  • Niku: 23/09/2019 15:39

    Sa here thote ky do perballen me ligjin, e sigurt qe do dalin pas 2-3 ditesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja