FAKSIMILE/ Kur Genc Ruli spiunonte shokun e fëmijërisë: Është djalë i mirë, por ankohet se lodhet e paguhet pak

FAKSIMILE/ Kur Genc Ruli spiunonte shokun e fëmijërisë: Është djalë i mirë, por ankohet se lodhet e paguhet pak

Genc Ruli me Lulzim Bashën dhe Sali Berishënsal

Si ishte ajo puna me ish- spiunët që tha Basha? Kur Genc Ruli i dilte dëshmitar shokut të tij. Në vitin 1979, Genc Ruli, është thirrur të dëshmojë kundër shokut të tij Gjergji. Sipas dokumentit, dëshmia është marrë nga hetuesi Arben Shkodrani.

Genc Ruli në atë kohë ishte student i Ekonomikut. Sipas dëshmisë së tij ai dhe Gjergji kanë qenë shokë fëmijërie.

Genci dëshmon se Gjergji “dikur ka qenë djalë i mirë, por më pas filloi të kritikonte dhe të ankohej, madje se ka pasur pretendime se lodhej, paguhej pak dhe se nuk lejohej të shkruajë, pasi e ndiente veten me talent”.

Po sipas dëshmisë, Ruli i ka folur dhe i ka kërkuar që të reflektojë edhe se ajo që ka hasur në realitetin jashtë Shqipërisë është bolshevizëm. Ruli, sot demokrat, ka qenë i shqetësuar për pikëpamjet e shokut të tij për kapitalizmin dhe diktaturën.

Fragmente nga dëshmia e Rulit për shokun e tij:

“Në vitin e tretë të gjimnazit Gjergji filloi të dale nga binarët, shoqëroheshe me nxënës të dobët, me sportistë dhe ia kishte varur plotësisht shkollës. Unë më poshtë do ju pasqyroj pikëpamjet armiqësore të Gjergji _ecit (mungon germa nistore e mbiemrit) dhe si I kam luftuar unë ato pikëpamje…

…Në vitin 1978 Gjergji filloi punën si magazinier në Ujësjellës. Në fillim e kishte me qejf kurse më vonë filloi të më ankohej duke thënë se lodhem shumë. I kam thënë se ti nuk ke punuar ndonjëherë, prandaj edhe ankohesh kështu.

Ai mua më ka thënë se rrogën që merr punëtori tek ne është e vogël, nuk përballon dot jetesën e tij, kurse punëtori që është jashtë shtetit merr rrogë të madhe. Unë I kam thënë ti mos e nis nga rroga që merr punëtori jashtë shtetit por nisu nga ajo që çfarë nevojash plotëson punëtori me atë rrogë që merr, i kam bërë ekonomi politike duke i thënë se çfarë është paga minimale.

Ai më fliste se punëtorët jashtë shtetit bëjnë qejf dhe marrin shumë pare. I kam thënë se ti mund të kesh parë në televizor punëtorët por ata janë aristokracia e klasës punëtore dhe nuk është klasa reale punëtore.

Gjergji, me bisedat që ka bërë me mua ka thënë se këtu në Shqipëri ka diktaturë, njerëzit nuk janë të lire të bëjnë çfarë të duan biles më kujtohet kur unë po lexoja nga Marksi veprat e zgjedhura, Gjergji më ka thënë se Marksi ka thënë “se komunizmi presupozon një zhvillim të lirë dhe të gjithanshme të individit”.

Këtë citat të Marksit Gjergji e interpretonte shumë keq.

Po gjithashtu Gjergji më ka thënë se unë jam për një liri veprimi të pa kufizuar, unë ja kam kundërshtuar këtë mendim duke i thënë se liria e individit kondicionohet nga liria e kolektivit. Unë ja kundërshtoja mendimet e tij armiqësore…”

Procesverbal i dëshmisë së Genc Rulit

 

Faksimile nga dokumenti i marrjes në pyetje

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 31/03/2021 14:12

    Kjo deshmi e ka ndjekur nga mbrapa si hije Rulin, Plaku Mere e mbante ne sirtar dhe ja tregonte here pa here Rulut , tani qe Ruli i doli nga shinat, Plaku Mere e leshoi kete deshmi para publikut, sa e sa deshmi te tjera ka Plaku Mere qe i mban ne sirtarin e tij . Ja me keta njerez ka udhehequr PD si dhe ka gjunjezuar prokurore e gjyqtare duke kapur sistemin e drejtesise gjate ketyre 30 viteve duke i shantazuar per tia mbyllur gojen qe mos te flisnin per aferat korruptive te Familjes se tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan