FAKTE MBI DEKLARATAT NACIONALISTE

FAKTE MBI DEKLARATAT NACIONALISTE
FAKTE MBI DEKLARATAT NACIONALISTE DHE REAGIME E NDERKOMBETAREVE DITE PAS DITE

MË 25 NËNTOR

FESTA NE SHKUP PER 100 VJETORIN E PAVARESISE

Nga Shkupi vijnë mesazhe për bashkim kombëtar gjatë festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë që u mbajtën në Shkup. Ceremonia festive me moton “100 vjet pavarësi” kulmoi në sallën “Boris Trajkovski” ku ishin të pranishëm edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha por dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Hajredin Kuçi, lideri i LSI-së Ilir Meta, si dhe Rifat Jashari nga familja e Jasharajve nga Prekazi i Drenicës. Nuk ishte i pranishëm presidenti maqedonas.

27 NENTOR

BERISHA NE VLORE: PREVEZA TOKË SHQIPTARE
Më 27 nëntor nga Vlora ku ndodhej për festimet e 100 vjetorit kryeministri Berisha deklaroi: “Gëzuar Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100 vjetorin”.

28 NENTOR

MINISTRI I JASHTEM GREK ANULON VIZITEN
Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos anulon vizitën në momentin e fundit. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke thuhej se "deklarata të tilla nuk kontribuojnë në krijimin e një klime miqësie, besimi dhe fqinjësie të mirë mes dy vendeve dhe zhvillimin e nismave të përbashkëta në sektorët politik, ekonomik".

KRYMINISTRIA: DEKLARATA NE KONTEKST HISTORIK
Zëdhënësja e Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli theksoi se “deklarata e Kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë te jugut, veriut apo lindjes.”

PDIU: TË ZGJIDHET CËSHTJA CAME
Reagon dhe PDIU:Ministri i Jashtëm grek nuk duhet të trembet nga ndjenjat e pastra të patriotizmit shqiptar dhe aq më pak nga çështjet e drejta të kombit tonë, si çështja çame, të cilat janë nëpërkëmbur padrejtësisht nga shteti grek.

29 NËNTOR

NISHANI: NUK CENOJME TERRITORET FQINJE
Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaron se Shqipëria nuk cenon territoret e vendeve fqinje dhe deklarata e kryeministrit ishte bërë në kontekst historik. "Momente të tilla të festimit të pavarësisë apo përvjetorë të ndryshëm janë pjesë të vlerësimit të kujtesës. Kur kujtojhet 100 vjetori i referohemi ngjarjeve historike. Nuk përbën cënim territorial të askujt."


MË 30 NËNTOR

AK REFERENDUM PËR BASHKIMIN KOMBËTAR
Kreu i Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu i dërgoi një letër kryeministrit Sali Berisha ku e fton të jetë një nga bashkëfirmëtarët e parë të kërkesës për realizimin e një referendumi popullor për bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

1 DHJETOR

DASH JO RISHIKIMIT TE KUFIJVE
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin rishikimin e kufijve kombëtarë e shtetërorë në Ballkan. "Çdo përpjekje për këtë qëllim është jo vetëm jo-produktive por dhe një destabilizim për rajonin"

EURODEPUTETJA GREKE: DEKLARATAT KRIJOJNE PROBLEME REALE ME FQINJET
Kryetarja e grupit të eurodeputetëve të Partisë "Demokracia e Re" greke, Marieta Janaku thotë se deklarata e kryeministrit Sali Berisha përveç të tjerash, dëmton rrugën e saj drejt BE. "Pretendimet irredentiste dhe retorika nacionaliste krijojnë probleme reale për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, që Greqia i ka ndjekur vazhdimisht me Shqipërinë. Sidomos të shprehura nga kryeministri i vendit janë një gabim serioz politik e një sfidë për të gjithë popujt fqinjë në rajon. Për më tepër, përpjekja për të hedhur poshtë deklaratën origjinale me referencë kontekstin historik të 100 viteve më parë, është një gabim të madh, që nuk i përgjigjet realitetit historik të kohës", tha Janaku.

2 DHJETOR

PREVEZË, DËBOHEN PUNËTORËT SHQIPTARË
Prodhuesit e vajit të ullirit në Prevezë të Greqisë dëbuan punëtorët shqiptarë, që merreshin me vjeljen e ullirit.

LE FIGARO, ANSA mediat prestigjioze ndërkombëtare shkruajnë se Berisha po përdor famurin e Shqipërisë së Madhe për fushatë zgjedhore të 2013.

Kryeministri Berisha deklaron në mbledhjen e grupit PD se do të bëjmë realitet projektin e Sami Frashërit për bashkimin kombëtar.

3 DHJETOR

AVRAMOPULOS: KËRKOVA TË TËRHIQET DEKLARATA
Në një intervsitë për të përditshmen e Athinës "Parpolitika” ministri i Jashtëm i Greqisë Dimitris Avramopolos thotë se qëndrimet e Berishës ishin të papranueshme. "Vendosa të anulojë vizitën pasi së pari kërkova të tërhiqeshin këto deklarata, çka eventualisht u bë por me vonesë. Ne duam marrëdhënie të një fqinjësie të mirë. Por sa i takon çështjes së dinjitetit kombëtar dhe integritetit, ne kemi vijat e forta të kuqe. Tirana, e ka marrë këtë mesazh fort dhe qartë. Është shumë domethënëse që Komisioni Evropian ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për Shqipërinë", tha Avramopulos.

4 DHJETOR

PANARITI TAKON AVRAMOPULOS
Ministri i Jashtëm Edmond Panariti takon ministrin e jashtëm grek në Bruksel, ku zhvillohej një samit i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s. Të dy ministrat deklaruan se retorikat nacionaliste nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive dhe popujve.

BERISHA NE VLORE: NENSHTESI SHQIPTAREVE, KUDO QE NDODHEN
Berisha nga Vlora paralajmëron dërgimin në Parlament të ligjit për nënshtetësinë shqiptare për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Kjo nismë ndërmerret pas 100 vjetorit të Pavarësisë dhe do të pasohet dhe me unifikimin e sistemit arsimor në trevat shqiptare të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës, unifikimin e doganave me Kosovën, dhe më vonë me të drejtën e votës për çdo emigrant që jeton jashtë. "Nënshtetësia shqiptare do të mposhtë
albanofobinë"- deklaroi Berisha

6 DHJETOR

ATHINA: NACIONALIZMI KËRCENIM REAL
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Athinë deklaron se ‘nacionalizmi është një kërcënim real. "Ne nuk do të lejojmë që rritja e nacionalizmit të vazhdojë", tha Delavekouras.

8 DHJETOR

ATHINA: NUK EKZISTON CËSHTJA CAME
Ministria e Jashtme greke përcjellë nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gregori Delavekuras mesazhin se “Nuk ekziston çështja çame. Kushdo mendon se ka ndonjë një problem mund t’i adresohet drejtësisë greke"

9 DHJETOR

PDIU PROTESTE PARA AMBASADES GREKE NE TIRANE
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Klubi i Patriotëve të Rinj dhe shoqata “Çamëria” protestuan para ambasadës greke në Tiranë, në kuadër të 9 dhjetorit, ditës ndërkombëtare kundër gjenocidit . Në pankarta shkruhej "Duam pronat tona në Prevezë" dhe kërkonin zgjidhjen e çështjes çame.

10 DHJETOR

PDIU DORËZON REZOLUTËN ÇAME NË KUVEND

PDIU i bën thirrje deputetëve të votojnë rezolutën ku kërkohet shfuqizimi i ligjit grek të luftës, rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare.

13 DHJETOR

PE: KUJDES DEKLARATAT NACIONALISTE
PE miraton rezolutën për Shqipërinë ku përfshihet dhe një amendament shtesë ku kërkohet të bëhet kujdes me tensionin në rajon. "Duhet të nxisim Shqipërinë dhe popullin. Sidoqoftë BE duhet të mbajë qëndrim të rreptë kundër deklaratave nacionaliste, si ato të bëra së fundmi nga kryeministri Berisha. Të gjitha duhet të përmbahen ndaj çdo veprimi që mund të shkaktojë tensione rajonale”- tha Nicolas Chountis raporteri për Shqipërinë në PE.


14 DHJETOR

ARVIZU- BERISHES E SPAHISE: NACIONALIZMAT MINOJNE RAJONIN
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër deklaratat e fundit nacionaliste dhe përcjellin mesazhin se ndryshimi i kufijve është kundër produktive dhe destabilizuese për rajonin. Ambasadori Aleksandër Arvizu dënoi deklaratat e kryeministrit por dhe të AK-së për inisiativën për referendum për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

“Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Për veç potencialit, retorikat nacionaliste dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë”

ITALIA: SHQIPERIA TE RUAJE STABILITETIN NE RAJON

Në një intervistë për Radio Radicale, radio kombëtare dhe politike në Itali, ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani deklaromn se Shqipëria
të ruajë stabilitetin e saj në rajon.

PS e LSI KUNDER NACIONALIZMIT
Ilir Meta kryetari i LSI deklaron ”Retorika nacionaliste, e rrezikshme, destabilizon rajonin”
Kreu i PS-së Edi Rama deklaron përçarjet nacionaliste janë politikë e vjetër rrënuese

15 DHJETOR

PDIU: ME REZOLUTËN ÇAME NUK PRETENDOJMË TERRITORE GREKE
Kryetari Shpëtim Idrizi gjatë Këshillit Kombëtarë tha se me rezolutën çame  “Nuk duam t’i shpallim luftë Greqisë dhe nuk avancojmë pretendime territoriale"


17 DHJETOR

SEQUI I BE: SHQIPËRIA KUJDES ME FQINJ
Jo ndryshimit të kufijve në Ballkan. Pas mesazhit të SHBA-së të përcjellë nga ambasadori Alekandër Arvizu, vjen dhe mesazhi i Bashkimit Europian, aty ku duam të anëtarësohemi.

"Nuk do të donim të shikonim ndryshim kufijsh.”- tha ambasadori Sequi duke iu përgjigjur gazetarëve. Madje ai lexoi dhe konkluzionet e Parlamentit Europian ku kërkohet të bëhet kujdes me deklaratat nacionaliste dhe të përmbahen veprimeve që mund të shkaktojnë tensione rajonale.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë