“Faleminderit, angazhim profesional në kohë rekord”, deputeti i LSI-së i thur lavde Policisë së Shtetit
Deputeti i LSI-së shkruan se pas një denoncimi se dy persona kishin vrarë dhe filmuar vrasjen e një qeni, Policia e Shtetit ka reaguar duke identifikuar dhe arrestuar dy vrasësit në kohë rekord.
Deputeti i LSI-së, Luan Rama
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një reagim në Facebook, ka falenderuar Policinë e Shtetit dhe drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliun për një reagim në kohë rekord të një ngjarje të rëndë.
Deputeti i LSI-së shkruan se pas një denoncimi se dy persona kishin vrarë dhe filmuar vrasjen e një qeni, Policia e Shtetit ka reaguar duke identifikuar dhe arrestuar dy vrasësit.
Reagimi i plotë i Luan Ramës:
"Faleminderit Policisë së Shtetit!
Identifikohen dhe ndalohen vrasësit e qenit!
I jam drejtuar publikisht dhe zyrtarisht sot në mëngjes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që të identifikonin dhe arrestonin vrasësit e një qeni, të cilët pasi e kanë lidhur kafshën e pambrojtur, përmes një akti barbar e kriminal e kanë qëlluar në kokë, deri sa e kanë vrarë e madje edhe e kanë filmuar gjithë skenën makabre!
Ky fakt, i bërë publik nga Jeta Osh Qef dhe i denoncuar edhe nga Animal Rescue Albania, u vlerësua maksimalisht nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me angazhimin profesional e shumë korrekt të drejtuesve të policisë në Shkodër, u arrit që në kohë rekord të identifikohen e të ndalohen dy vrasësit!
Ata janë dy djem njëzetvjeçarë nga fshati Kosmaç i Shkodrës; Neritan Mahmuti vrasësi dhe Hyris Sulejmani, bashkëpunëtori dhe ai që ka filmuar ngjarjen!
Ndaj, një faleminderit me gjithë zemër për Policinë e Shtetit; faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, faleminderit dhe gjithë kolegëve të tyre! Tani, rradhën e kanë organet e drejtësisë për të zbatuar ligjin!"
Reagimi i deputetit Luan Rama vjen në një kohë kur opozita PD dhe LSI kanë vënë në qendër të akuzave Policinë e Shtetit, duke akuzuar për lidhje me bandat dhe trafikun e drogës.
Të rinjtë e LSI-së kanë protestuar gjatë ditëve të fundit para Ministrisë së Brendshme ku kanë kërkuar dhe dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4030
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54
-
Festat e fundvitit, shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës! Bonus dhe për administratën
25 Dhjetor, 11:17
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Festat e fundvitit, policia rrit masat e sigurisë! Shtohet prezenca policore në pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike në të gjithë vendin
24 Dhjetor, 13:25
-
Proda takohet me drejtuesit e rinj të komisariateve dhe u lë porosi: Angazhim maksimal për parandalimin e krimit dhe zbatim i ligjit!
21 Dhjetor, 15:11
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor, 08:51
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor, 15:47
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor, 17:51
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor, 15:47
Deouteti pa tru.
PërgjigjuO Luan,pse per zbulimin e vrasesit te qenit ,falenderon Policine dhe nuk i falenderon kur zbulojne ne kohe rekord per te disaten here vrasesit e qytetareve tuaj?Bravo!
PërgjigjuRrnofte Birisha.Ai asht policiA dichitale...me jashtqitje Babale
PërgjigjuMe pa vra nje djale te ri nuk e bene kete Pune,ceshtje maskarenjesh kjo e ketij klyssh deputeti,si vjen turp;. Mesa duket ju ka trashe qafa nga parat e tani per njers sdon te dije ju ka bere menddja qen si dis borgjezve ne Europé.
PërgjigjuMos është lajm satirik??
Përgjigju