QIPRO - Presidenti qipriot Nikos Anastasiades tha se miraton taksën mbi depozitat bankare si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për të shpëtuar vendin nga falimentimi financiar.

Si kusht për paketën ndihmë prej 10 miliardë eurosh e BE-së dhe FMN-së miratuar javën e kaluar, është vendosur taksa mbi depozitat bankare ku qipriotët, që kanë më pak se 100 mijë euro në llogaritë e tyre duhet të paguajnë vetëm një taksë prej 6.7 %, ndërsa ata, që kanë shifra, që e kalojnë këtë prag do të paguajnë 9.9 %.

Por kjo masë, përvecse ka tronditur qipriotët, por edhe Bursat evropiane dhe aziatike, që u hapën në rënie të konsiderueshme.

Ndërkohë parlamenti qipriot i përcarë për të miratuar paketën ndihmë, vendosi që të shtyhet për nesër votimi për të pranuar apo jo ndihmën prej 10 miliardë dollarësh.

Ky vendim i BE-së dhe FMN-së jo vetëm ka zemëruar banorët e ishullit të cilët në fundjavë u përpoqën të tërhiqnin sa më shumë para nga bankomatet në të gjithë vendin, por edhe investitorët, që i tremben një precedent, që mund të rindez trazira në tregun e aksioneve.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)