Falimenton 'Adria Airways', kompania e fluturimit dorëzon në gjykatë kërkesën

Falimenton 'Adria Airways', kompania e fluturimit dorëzon në gjykatë kërkesën

Kompania sllovene Adria Airways e cila ka ndërprerë fluturimet që nga 23 shtator ka shpallur falementin duke dorëzuar në Gjykatë kërkesën e saj për faliment. Arsyeja e kësaj është bërë mungesa e likuiditetit.  

Me anë të një njoftimi në faqen e tyre të internetit, sot më (30 shtator 2019) Adria Airways ka parashtruar  kërkesën e saj për procedurë falimentimi në Gjykatën e Rrethit Kranj, dhe ka njoftuar se po pezullon të gjitha fluturimet dhe veprimet e tjera në kompani. Gjykata ka një periudhë tre-ditore brenda së cilës do të vendosë hapjen e procedurave të falimentimit.

Falimenti ka sjellë probleme të mëdha për udhëtarët që përdornin këtë linjë. Dëmi është shkaktuar tek së paku 10 000 klientë.

“Të hënën, më 30 shtator 2019, Adria Airways dorëzoi dokumentacionin për procedurat e falimentimit të kompanisë në Gjykatën e Rrethit Kranj. Procedurat e falimentimit u iniciuan nga administrata e kompanisë dhe bazuar në Operacionet Financiare Sllovene, Procedurat e Falimentimit dhe Aktin e Mbylljes së Detyrueshme (ZFPPIPP) i cili detyron menaxhimin e një kompanie në pozicionin e Adria Airëays të paraqesë procedurat e falimentimit të kompanisë. Gjykata ka një periudhë ligjore tre-ditore brenda së cilës do të vendosë për hapjen e procedurave të falimentimit. Kompania njofton se do të anulojë të gjitha fluturimet e planifikuara për shkak të fillimit të procedurave të falimentimit “, thuhet në njoftimin e kompanisë “Adria Airways”.

Kompanisë i ishte lënë afat deri në 2 tetor që të paraqesë një plan ristrukturimi financiar përndryshe do t’i hiqet licenca përkatëse. Por Adria Airways nuk ia ka dalë dhe sot shpalli edhe tërheqjen si kompani fluturimesh . Kjo shoqëri që mbulon prej kohësh edhe fluturimet Lubjanë-Tiranë nuk ka siguruar ende një ndihmë të premtuar nga shteti slloven.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren