Falimenton Kallashnikovi:
do të ndihmohet nga shteti

Falimenton Kallashnikovi: <br />do të ndihmohet nga shteti
TIRANE – Izhmash, shoqëria që në Urale prodhon kallashnikovin e famshëm, ka nisur procedurën e falimentimit dhe tashmë është nën administrim të kontrolluar. Lajmi është bërë i ditur nga disa media ruse. Gjykata ka pranuar ankesën e një kreditori që pretendon rreth 30 mijë dollarë.

Falimentimi, gjithsesi, nuk do të ndalë prodhimin e automatikut më të famshëm në botë, që do të vazhdojë nga një shoqëri pak a shumë e ngjashme por nën krahun e kompanisë shtetërore Rostekhonologii.

Shkurtin e kaluar shoqëria ka prezantuar edhe një version të ri më të sofistikuar të brezit të pestë në mënyrë që kallashnikovi legjendar AK-47 të mbijetojë: kështu, AK-12, i cili është ende në fazë kolaudimi, do të mbetet një armë e thjeshtë por do të jetë edhe më e saktë, e besueshme dhe e qëndrueshme.

Ikonë e re e revolucioneve afrikano-veriore, vjeshtën e kaluar i vjetri AK-47 ishte dërguar në pension në Rusi, ku u krijua në vitin 1947 nga Mikhail Kalashnikov dhe që u adoptua nga Armata e Kuqe e më pas nga ushtria ruse. Ministri rus i Mbrojtjen ka shpjeguar se nuk do të blinte të tjerë pasi kishte më tepër se ç'duhej në magazinë dhe se arma tashmë ishte e vjetër.

E përdorur nga ushtritë e 55 vendeve të botës dhe nga terroristë e formacione ushtarake të panumërta, automatiku Kallashnikov mbetet ende arma më e përdorur dhe më e famshme në botë, e prodhur në versionet e ndryshme të saj në milionë ekzemplarë, legalisht dhe ilegalisht.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës