Një skuadër Italiane e Serisë C ka shpallur falimentin mëngjesin e sotëm. Ajo është skuadra e Viçenzës, ku lojtarët e saj nuk ishin paguar që nga shtatori, dhe si rrjedhojë ishin futur në grevë urie.
Në këtë skuadër që ka një histori 115 vjeçare bën pjesë edhe një mesfushor shqiptar Isnik Alimi. 23 vjeçari u huazua këtë vit te Viçenza, ndërsa tani është i detyruar të gjejë një skuadër tjetër pas falimentimit të saj.
/Shqiptarja.com

Gjykata italiane vendosi ta falimentojë klubin dhe tia kalojë një administratori të ri. Klubi i Viçenzës është përjashtuar nga Seria C, ku deri në fund të sezonit të ardhshëm duhet të formojnë një klub të ri.
Emri dhe historia e Klubit 115 vjeçar do ti kalojë komunës së Viçenzës ku duhet të gjejnë një pronarë tjetër deri në formimin e klubit të ri i cili do të fillojë nga Seria amatore, Seria D.
Redakisa Online
A.Gj/Shqiptarja.com