14 ditë kanë mbetur për faljen me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara. Tatimpaguesit që kanë marrë një njoftim në llogarinë e e-Filing mund të shkojnë në Drejtoritë Rajonale Tatimore për verifikim.

“Për detyrimet e periudhës 2015–2019, pagesa e 50% të detyrimit kryesor mundëson fshirjen e 50% të mbetur, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Gjithashtu, deklaratat e padorëzuara deri më 31.12.2024 duhet të dorëzohen brenda datës 30 Qershor 2026.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Qershor, 18:28

    A duhet ta dorëzojë mandatin ‘Neomalësorja’ pas largimit nga grupi i PS?