Fallxhoret: Njerëz të PD erdhën
me makina të blinduara për Bashën
Një fallxhore në Lushnje thotë se zgjedhjet do të zhvillohen me sukses. Tregon se ka parashikuar fitoren e Bashës në Bashkinë e Tiranës, pasi në "zyrën" e saj i kanë shkuar disa njerëz të PD-së nga Tirana me furgona të blinduar
TIRANE-Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Fiks Fare shkoi në disa fallxhore për t'i pyetur se cila forcë politike do të fitonte më 25 qershor apo edhe për ekuilibrat në politikën shqiptare.
Një fallxhore në Lushnje thotë se zgjedhjet do të zhvillohen me sukses. Tregon se ka parashikuar fitoren e Bashës në Bashkinë e Tiranës, pasi në "zyrën" e saj i kanë shkuar disa njerëz të PD-së nga Tirana me furgona të blinduar. Ajo thotë se ka kontakte të fuqishme me njerëz në pushtet në Tiranës. E pyetur për zgjedhjet e vitit 2017, thotë se fituese do të dalë Partia Socialiste.
Ndërkohë, gazetarët e Fiksit shkuan edhe në një fallxhor në Tiranë, në zonën e Laprakës. Gazetarja i prezantohet si një vajzë, vëllai i së cilës është me Partinë Socialiste. Ajo flet edhe për zgjedhjet, ndërsa thotë se Partia Demokratike ka mbrojte nga një i madh i lartë, që është Trumpi (Presidenti i SHBA-ve).
Ajo i thotë gazetares se edhe Ilir Metën e ka kundër, pasi ai (Meta) do të bëhet kryeministër. Fallxhorja na thotë se Meta e ka "krimbin" brenda , pasi ka Monikën nga pas. Ajo i jep gazetares dy nuska, që i lidh me pe dhe i " këndon" . Te njëra lidh Sali Berishën dhe të tjetra lidh Lulzim Bashën. I thotë njërën do ta çosh te PD-ja, ndërsa tjetrën ta mbante i vëllai i gazetares me vete. Sipas saj, në këtë mënyrë fituese në zgjedhje do të jetë PS-ja.
Fallxhorja e tretë, edhe kjo në Lushnje, i bën gazetares të Fiks Fare një nuskë. "Këtë (nuskën) ta mbajë vëllai me vete për zgjedhje dhe do t'i ecë mbarë” shprehet ajo. I kërkon gazetares që pas zgjedhjeve të shkojnë me një fotografi dhe sheqer. Me këtë marifet, fallxhorja do ta ndihmojë vëllanë e gazetares që të qëndrojë në punë./Top Channel
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.9%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 1280
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44
-
Paris 2024/ Arrestohet mundësi egjiptian, akuzohet për ngacmim seksual
9 Gusht, 20:18
-
Brazil/ Rrëzohet avioni me 62 pasagjerë në bord në Sao Paolo, asnjë i mbijetuar! Momenti kur bie dhe merr flakë (VIDEO)
9 Gusht, 19:58
-
Deputeti i Albin Kurtit sulmon ambasadorin amerikan: Të rrijë në Ambasadë, nuk merr vesh ai
9 Gusht, 19:47
-
Ilir Yzeiri: Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik
9 Gusht, 19:33
-
‘Gërdeci’/ Biznesi i vdekjes: David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën! Çfarë biseduan me Deliorgjin e Diverolin
9 Gusht, 19:30
-
E papritur/ Mundësi Chermen Valiev rikthehet në garë, dy ndeshje larg për t’i dhënë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike
9 Gusht, 19:26
-
Autoritetet serbe presion shqiptarëve para protestës në Bujanovc, Shaip Kamberi: Përpjekje për të heshtur zërin tonë
9 Gusht, 19:25
-
SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
9 Gusht, 19:18
-
Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët
9 Gusht, 19:17