Anëtari i Kryesisë së degës lokale të PD në Sarandë, Spiro Vaso, i cili është një prej ndjekësve të 'Foltores' së Sali Berishës ka reaguar pas skandalit të publikuar nga “Fiks Fare”, ku gazetarja e këtij emisioni firmoste si delegate e PD, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie në datën 11 dhjetor. Ai shprehet se sapo e zbuluan se vajza që firmosi ishte një gazetare e infiltruar që firmosi formularin e partisë Demokratike pa qenë abetare e saj, fleta u gris.
"Lidhur me pamjet e publikuara sot ne emisionin “Fiks Fare” se gjate aktivitetit te foltores se zotit Sali Berisha ne Sarande, nje gazetare e infiltruar firmosi formularin e Partise Demokratike pa qene anetare e saj, me lind detyre te sqaroj se: Prane meje ka ardhur nje shtetase e paidentifikuar e cila ka kerkuar te firmose formularin per mbledhjen e Kuvendit Kombetar ne dt.11.12.2021. Duke marre parasysh faktin qe ajo ishte pjesemarrese ne takim, por edhe duke menduar si te mireqene faktin qe kjo shtetase kishte dijeni se te drejten e firmes e kane delegatet e Partise Demokratike, e kam orientuar ate tek Kryearja e LDG Sarande dhe tek sekretarja e deges se PD Sarande, si tituallare pergjegjes per administrimin e formulareve. Kembengulja e kesaj shtetaseje dhe mos komunikimi ne vend me dy tituallaret e siperpermendura, me detyroi te gjeja nje formular per ta nenshkruar shtetasja qe e deshironte. Ne kushtet kur ndodheshim ne aktivitet, asnje nga ne nuk ishte i pajisur me listen e delegateve dhe njohja fizike me 140 delegate te Sarandes eshte e pamundur. Si rrjedhoje lejova firmosjen e formularit me gjeneralitetet e shtetases qe deshironte dhe e administrova personalisht. Ju garantoj se pas verifikimit, emri i kesaj shtetaseje nuk rezultoi ne listen e delegateve dhe ai formular u gris e nuk u dorezua ne seline qendrore te PDSH. Pavaresisht kesaj, edhe pse evidentuam nje formular te pasakte, menduam se shtetasja ne fjale ishte anetare partie dhe nuk e dinte se firmosnin vetem delegatet, ndaj dhe nuk hetuam me thelle veprimin e saj por nxorrem te pavlefshme formularin duke mos ia bashkangjitur formulareve te tjere te deges se PD Sarande, te cilet tashme jane administruar nga Kryetari i Keshillit Kombetar te PDSH, z. Edi Paloka", shkruan ai.
Fiks Fare denoncoi ditën e djeshme parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.
Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të firmosje dhe të plotësoje formularin pa qenë delegat, pa qenë anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe pa qenë as anëtar i Partisë Demokratike. Ishte gazetarja e Fiks Fare ajo që plotësoi dhe firmosi pikërisht këtë formular që anëtarët e stafit të Berishës ua jepnin pjesëmarrësve, formular sipas të cilit çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit.