TIRANË - Zyra qendrore e INTERPOL-it ka zbardhur detaje mbi operacionin për sekuestrimin dhe asgjësimin e produkteve të falsifikuara, ku u përfshinë 7 vende, mes të cilave dhe Shqipëria.
 
Operacioni i koduar “Mërkuri i bardhë” ka qenë i kordinuar ndërmjet zyrave të INTERPOL në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi.
 
Sipas zyrës së Interpol në Lion, nga bashkëpunimi në këto 7 vende është arritur në sekuestrimin e produkteve false me vlerë 1 milion dollar.
 
Interpol mori 330 persona nën hetim dhe janë realizuar 150 kontrolle mes periudhës 30 shtator deri më 3 nëntor të vitit të shkuar.
 
Në Shqipëri zyra e Interpol Tirana ka ndërhyrë në qytetin e Vlorës dhe të Elbasanit, ku është sekuestruar një linjë prodhimi false e verës Chardonnay si dhe një punishte detergjentësh.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)