TIRANE – Drejtori i Aeroportit të Rinasit, Fatjon Hoxha, do të gjykohet në Gjykatën Penale të Tiranës për akuzën e falsifikimit, ndërkohë që Prokuroria ka tentuar disa herë përpara se të mbyllte hetimet për t’i komunikuar akuzën dhe pasi ka hasur në heshtjen e tij, i ka dërguar aktet me postë në zyrë.
Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë, të arrestuar gjatë një operacioni të bujshëm nga krimi ekonomik-financiar, duke përfituar nga pozicioni i tij si drejtor i Aeroportit të Rinasit, në bashkëpunim me shoferin e tij Ismail Gërbi, edhe ky i pandehur, ka lëshuar dokumente sikur disa persona ishin të punësuar në aeroport, ndërkohë që kur këta shtetas kanë kaluar kufirin në vijim të hetimeve, autoritetet spanjolle kanë konfirmuar implikimin e Hoxhës.
Operacioni për zbulimin e këtij rrjeti ku ndodhen nën akuzë 10 persona, mes të cilëve Keldi Beshi, Myslym Hysko, Artur Demi, Ismail Gërbi, Manol Papadhimitro dhe Fraklin Frekollari u publikua kohë më parë me mjaft bujë.
Policia tha në atë kohë që të dyshuarit prej kohësh falsifikonin dokumenta që nga vizat, patentat dhe dokumenta të tjerë zyrtare përballë shumave nga 100 euro deri në 600 euro.
Gjatë kontrolleve në disa banesa dhe në një lokal që zotërohej nga njëri prej të akuzuarve, policia sekuestroi viza shengen, 250 patenta kombëtare dhe 200 leje qëndrimi të paplotësuara.
Implikimi i tyre për akuzën e falsifikimit të dokumentave, përveç provave materiale u faktua edhe nga pergjimet ambientale dhe infiltrimi i disa agjentëve të policisë që porosisnin dokumenta të ndryshme.
(eq/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com