Falsifikoi pasaportën për të
mos paguar gjobat në Gjermani
Migena Zylali, një emigrante Shqiptare në Gjermani ka falcifikuar vulat e hyrje-daljes të aeroportit të Rinasit, vetëm për të mashtruar drejtësinë Gjermane, me qëllim shmangien e disa gjobave financiare të vendosura për kundravajtje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
TIRANE- Migena Zylali, një emigrante Shqiptare në Gjermani ka falcifikuar vulat e hyrje-daljes të aeroportit të Rinasit, vetëm për të mashtruar drejtësinë Gjermane, me qëllim shmangien e disa gjobave financiare të vendosura për kundravajtje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për këto veprime gjykata e Tiranës e ka dënuar Zylalin me 6 muaj burg. Çështja në Tiranë është filluar kur prokuroria e qytetit Osmabruk në Republikën Gjermane, i ka dërguar Ambasadës Shqiptare në Berlin pasaportën shqiptare të të pandehures Migena Zylali, lëshuar me datë 16.12.2002 me nr.personal 11019130601604 me dyshimin se përmban vula të fallsifikuara.
Gjatë verifikimit është konstatuar se vula hyrëse e datës 10.07.2010 me numër K/142-01 dhe vula dalëse e datës 03.08.2010 me numër K/118-01 nuk janë të regjistruara në sistemin TIMS. Sipas aktit të ekspertimit teknik me Nr.6214 datë 13.06.2013 rezulton se vula dalëse “RINAS” K/118-01 dhe vula hyrëse “RINAS” K/142-01, të cilat ndodhen në fq.43 të pasaportës objekt eskpertimi, janë të fallsifikuara nëpërmjet vizatimit të tyre”. Nga ana familjarëve te saj rezulton se Migena Zylali banon në Gjermani, në qytetin Osmabrukut.
Në këtë qytet e pandehura është dënuar disa herë me gjobë për kundravajtje, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për të justifikuar gjobat para autoriteteve të policisë Gjermane ka pretenduar, se gjobat i janë vënë padrejtësisht pasi ajo ka qënë në Shqipëri dhe për të krijuar bindje ka fallsifikuar dy vulat në pasaporten me nr.Z 03261067.Pasaporta është dërguar prej saj në qytetin e Tiranës me anën e një shoqe nga Kosova dhe janë fallsifikuar vulat hyrëse dhe dalëse nga një person i paidentifikuar. Me veprimet e kryera, e pandehura Migena Zylali ka konsumuar veprën penale për të cilën akuzohet, atë të “Fallsifikimit te vulave,stampave apo formulareve”, duke u dënuar me 6 muaj burg.
Shkrimi u përditësua në 25 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Edison Ypi: Spiun dhe Bariton
25 Dhjetor, 21:10
-
Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë
25 Dhjetor, 21:08
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor, 20:20
-
MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
25 Dhjetor, 20:12
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34