Taulant Xhaka ka zgjedhur të thyejë heshtjen për t’i dalë në mbrojtje vëllait të tij Granit Xhakës, pasi ky i fundit tha se kishte marrë një vërtetim fals vaksinimi për COVID-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ish-ylli i FC Basel shprehet se të gjithë bëjnë gabime.
“Të gjithë bëjnë gabime. Askush nuk është perfekt. Ju lutem, mos e harroni kurrë një gjë: atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka bërë për Zvicrën gjithë këto vite. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe këtë fanellë. Edhe ju keni bërë gabime në jetën tuaj. Gjëja më e rëndësishme nuk është të mos bësh kurrë gabime, por t’i pranosh ato, t’i njohësh dhe të mësosh prej tyre”, shkroi ai.
Lajmi kryesor:
Falsifikoi vërtetimin për vaksinën e Covid-19, Granit Xhaka rrezikon deri në 5 vite burg! Mbetet jashtë grumbullimit për Ligën e Kombeve









