TIRANE - Është vënë në prangat e policisë së Tiranës kreu i Komunës Zall-Herr dhe kryeplaku i fshatit Katnur për shpërdorim detyre e korrupsion, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
Gali Alushi, kryetari i komunës Zall-Herr është arrestuar, pasi në bashkëpunim me kryeplakun e fshatit Katnur, Pëllumb Gjoka falsifikonin dokumente në këmbim të parave nga ana e qytetarëve. Sipas policisë, personat që përfitonin në mënyrë të jashtëligjshme këto dokumente ishin qytetarë që shfaqeshin si azilkërkues në shtetet e zonës Shengen, me pretendimin se në Shqipëri ishin në “gjak”.
Arrestimi i kryekomunarit dhe kryeplakut u realizua nga Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Gani Alushi, kreu i komunës Zall-Herr përfaqëson “Aleancën për të Ardhmen”.
Pasditen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” u kthyen nga ana e shteti belg, rreth 50 persona të cilët kishin kërkuar azil politik në këtë vend. Ndaj tyre u mor masa e cila për këtë rast parashikon se për 5 vjet këtyre shtetasve nuk i lejohet të shkojnë në vendet e zonës Shengen.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com