Falsifikuan dokumentet, 3900
 persona rrezikojnë pensionet

Falsifikuan dokumentet, 3900<br /> persona rrezikojnë pensionet
TIRANE- Mijëra pensione janë përfituar në mënyrë të padrejtë, duke dorëzuar dokumenta dhe çertifikata të falsifikuara. Ky është rezultati i një kontrolli që është bërë në dosjet e pensioneve të administruara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Janë rreth 3900 dosje pensioni që janë zbuluar me shkelje dhe që kanë përfituar pension para se të mbushin moshën ose kanë marrë një pension më të lartë nga ai që u takonte. Nga dosjet që po kontrollohen nga një grup pune i ngritur nga ISSH, në më shumë se 2000 raste janë lidhur pensione 2-5 vite para se të mbushet mosha, ndërsa në 1900 raste të tjera është lidhur pension i padrejtë, me dokumenta të falsifikuara.

 

  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Trump trysni kandidatëve për udhëheqës të Senatit të konfirmojnë të emëruarit e tij

Trump trysni kandidatëve për udhëheqës të Senatit të konfirmojnë të emëruarit e tij