Falsifikuan dokumentet dhe u hoqën si punëtorë sezonal në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 grekë në Kakavijë

4 shtetas shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia greke pasi akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet duke u hequr si punëtor sezonal në Greqi për të kaluar kufirin. Njëri prej tyre madje ka rrezikuar jetën e një efektivi në tentativë për të kaluar pikën kufitare në Kakavijë për të hyrë në anën shqiptare por është ndaluar nga autoritete tona kufitare.

Shqiptarët e arrestuar kanë falsifikuar dokumentin PLF (Passenger Locator Form), dokument që lejon dhe konfirmon lëvizjen dhe hyrjen në territorin grek të punëtorëve sezonal shqiptarë në Greqi, kjo pasi shteti fqinj nuk e ka hapur kufirin për shtetasit e tjerë shqiptarë që duan të hyjnë për turizëm, si pjesë e vendeve të zonës Schengen që nuk i kanë hapur lëvizjet me vendet jashtë kësaj zone.

Shqiptarët kishin falsifikuar datat e dokumenteve  si dhe janë hequr si shoferë kamionësh për të kaluar lirisht kufirin grek dhe më pas të hynin sërish, por kjo është zbuluar nga autoritete greke që ka çuar në arrestimin e tyre.

Gjatë arrestimit një nga shqiptarët ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të kalojë me automjetin e tij në drejtim të anës shqiptare në Kakavijë, duke rrezikuar të shtypë edhe një polic grek, por që është arrestuar prej autoriteteve tona kufitare.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!