ELBASAN - Operacioni i koduar “Egnatia” ka sjellë arrestimin e shtetasve Kujtim Kaca me detyrë noter në Librazhd dhe Ismail Leka administrator i shoqërisë Remi shpk.
Sipas policisë së Elbasanit, arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin ata nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë së banorëve të fshatit Dardhë.
Në këtë fshat është në ndërtim HEC-i Egnatia i cili duhet të kishte mbaruar në vitin 2013. HEC-i ishte marrë me koncesion në vitin 2007 nga Ministria e Energjitikës me anë të dokumenteve të falsifikuara nga Ismail Leka.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com